KQZ shqyrton sot pasdite ankesat PS e PD per Fierin
KQZ nis sot shqyrtimin e ankimimeve te Partise Socialiste dhe asaj Demokratike per rezultatin ne qarkun e Fierit. KQZ me shumice votash vendosi dje bashkimin e dy ankimimeve, ndersa shtyu per sot pasdite diskutimin.
TIRANE- Bëhet fjalë për tabelat e rezultateve të zgjedhjeve në 4 KZAZ të Qarkut të Fierit, me numrat 18, 19, 20 e 22.
Në kohën kur ky institucion pritej të shqyrtonte dje ankimimin e socialistëve, përfaqësuesit ligjorë të PD-së paraqitën një ankimim paralel për të njëjtin qark, ku gjithashtu kundërshtonin tabelën e rezultateve për KZAZ-të me nr.19 dhe 20.
Përfaqësuesit ligjorë të PD-së propozuan dje shqyrtimin bashkërisht të ankimimeve të dy subjekteve, PD dhe PS, duke iu referuar Kodit Zgjedhor.
Por, kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e PS-së, të cilët këmbëngulën për shqyrtimin veçmas të ankesës së PS-së, e cila sipas tyre, ishte depozituar më herët në Komision. Për shkak se palët ndanin mendime të ndryshme, u vendos hedhja në votim e propozimit të PD-së, ku me shumicë votash, katër pro dhe tre kundër, u vendos për bashkimin e dy ankimimeve dhe shqyrtimin e tyre ditën e sotme.
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se tentativa për të bashkuar dy kërkesat ankimore në një të vetme duket se është një taktikë e maxhorancës për t’i paraprirë një reagimi të ashpër nga ana e PS-së në rast se KQZ-ja vendos të mos pranojë kundërshtimin e saj për tabelat e rezultateve të 4 KZAZ-ve të Qarkut të Fierit. Kësisoj, nëse KQZ-ja vendos me 4 votat pro të anëtarëve të propozuar nga maxhoranca, të rrëzojë ankimimin që tani është bashkuar me atë të PD-së, atëherë kjo të serviret si hedhje poshtë jo vetëm e kërkesës ankimore të PS-së, por edhe të PD-së.
(s.g/BalkanWeb)