Iran,qeveria-Musavit:Jo më tubime ilagale

Qeveria iraniane i kërkon kandidatit Mir Hossein Moussavi, i shpallur i humbur në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit, 'të mos shkaktojë manifestime të paligjshme dhe të mos mbështesë manifestime të tilla", njoftoi sot agjencia Isna."Në vend që të akuzojë forcat e rendit apo forcat ushtarake ne presim nga ju të shmangni manifestimet e paligjshme dhe të mos i mbështesni manifestime të tilla", tha Abbas Mohtaj, sekretar i Këshillit të Sigurisë kombëtare, që varet nga Ministria e Brendshme.
Simpatizantët e Musavit bënë thirrje për një manifestim tjetër këtë të shtunë pasdite. E ndërsa Guvernatori i Teheranit e ka ndaluar këtë manifestim. Prej disa ditësh përkrahës të kandidatit reformator, për president, Mir Husein Mosavi, kanë dalë në manifestime dhe protesta, duke kontestuar kështu zgjedhjet e mbajtura në Iran. Rruga jonë do të jetë e pandalshme thonë ato, deri në një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi.