19 qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 19 qershor 2008 ora 10:00. Fillimisht, deputetët morën fjalën për çështje jashtë rendit të ditës.
Më pas, seanca plenare u përshëndet nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vizitoi Tiranën në krye të një delegacioni nga Kosova.
Seanca i mbylli punimet rreth orës 13:30, ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare ditën e hënë, më 23 qershor 2008, ora 18:00.Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .