19 shtetas amerikanët”në kryq” të drejtësisë egjiptiane

Nëntëmbëdhjetë qytetarë amerikanë dhe dy gjermanë figurojnë në listën e 43 personave që Egjipti i kërkon në lidhje me aktivitetet e dyshuara ilegale në organizatat e tyre joqeveritare.
Një nga 19 amerikanët është djali i sekretarit amerikan të Transportit, Rej LaHud. Sem LaHud dhe katër amerikanë tjerë janë ende në Egjipt, ndërsa të tjerët kanë lënë këtë shtet. LaHud udhëheq zyrën e Institutit Ndërkombëtar Republikan në Egjipt, me seli në Uashington.
Dy gjermanët, që vazhdojnë të jenë në Egjipt punojnë në Fondacionin Konrad Adenauer. Dy serbë, dy libanezë, një norvegjez, një palestinez dhe një jordanez gjithashtu pritet të përballen me proces gjyqësor së bashku me 14 shtetas tjerë të Egjiptit.
Ende nuk është bërë e ditur data e fillimit të procesit, ndërsa SHBA ka kërcënuar se do të mbajë pezull 1.3 miliardë ndihmë vjetore ushtarake për Egjipin për shkak të aksioneve ndaj OJQ-ve.