GJND, tashmë me president Gjykatësin sllovak

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije se është zgjedhur Gjykatësi Peter Tomka si president i GJND-së, ndërsa gjykatësi Bernardo Sepulveda-Amor i Meksikës është zgjehdur zëvendës i tij- secili me mandat trevjeçar.
Tomka, 55 vjeç, i është bashkuar gjykatës në vitin 2003 dhe trashëgon në këtë post gjykatësin japonez, Hisashi Ovada, i cili kthehet në anëtar të rregullt të gjykatës 15 anëtarëshe, e cila vendos për konfliktet në mes të shteteve.
Presidenti aktual i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, njihet për kosovarët me leximin e opinionit këshilldhënës për pavarësinë e Kosovës, në vitin 2010, kur tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.