E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy tornado goditën New Yorkun

Koha e keqe përfshiu zonën e nxehtë dhe me lagështi të verilindjes së Shteteve të Bashkuara, duke sjellë shira të rrëmbyer, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke shkaktuar dy tornado në New York.

Një tornado preku lagjen e Quinsit dhe një tjetër Brooklinin, duke befasuar kalimtarët që u përpoqën të gjenin strehë sapo e kuptuan se ç’po ndodhte.

Tornadot përmbysën makina, rrëzuan pemë dhe dëmtuan shtëpi.

Nuk pati njoftime për të lënduar. Megjithëse tornadot janë të zakonshme në pranverë dhe verë në pjesën qendrore të Amerikës, ato janë dukuri e rrallë në New York.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›