E Diel, 1 Nëntor 2026

80 policë të lënduar në festivalin e kurdëve në Gjermani

Afro 80 policë janë lënduar dhe 31 persona janë arrestuar, në një festival kulturor të kurdëve në qytetin gjerman, Manheim.

Policia ka njoftuar se pjesëtarët e saj ishin gjuajtur me gurë dhe shishe, pasi organizuesit e festivalit i kishin ftuar ata për ndihmë për ta parandaluar një të ri, që të mos hyjë në festival me një flamur të ndaluar.

Gjatë dhunës janë dëmtuar edhe 13 makina të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›