Falcao kushton 71.2 milionë euro

Klubet e interesuara për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao duhet të paguajnë hiq më pak se 71.2 milionë euro, kanë njoftuar mediet spanjolle të dielën.
Ylli kolumbian është shndërruar në një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Atleticon në edicionin e kaluar. Kurse, ai mbeti në qendër të vëmendjes edhe pas het-trikut në fitoren 4-1 ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës.
Në javët e fundit kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Falcao kërkohet nga rivali i qytetit, Real Madrid. Por, e përditshmja katalane Mundo Deportivo ka njoftuar se dëmshpërblimi në kontratën e Falcaos me Atleticon kushton plot 71.2 milionë euro. Asnjë cent më pak.