Ministri Erler: “Të mundurit të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: red.
Gjermania zyrtare i ka kërkuar Shqipërisë të punojë ende për përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve dhe procesit në tërësi, dhe forcat politike që kanë humbur të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Deklarata vjen nga ministri gjerman i Shtetit, Gernot Erler, i cili ka deklaruar se cilido qoftë rezultati përfundimtar, e rëndësishme do të jetë që i munduri ta njohë fituesin. Erler, ka vlerësuar se procesi zgjedhor në Shqipëri është i dyzuar: "Ndoshta nota që mund t i jepet Shqipërisë për këto zgjedhje duhet ndarë", - tha ai. Eksperti për Evropën Juglindore u referohet raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët vlerësojnë nga njëra anë se procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit ishte paqësor dhe pa incidente të mëdha, por në anën tjetër ai vë në dukje edhe kritikën e ushtruar, sidomos me mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore. Nisur nga diferenca tepër e ngushtë e votave mes dy kampeve kryesore, Erler parashikon se “një mazhorancë me bazë të ngushtë do të kërkojë një disiplinë të fortë në mënyrë që qeveria të punojë me vazhdimësi. Kjo mund të argumentohet shumë mirë me synimet e mëdha që ka Shqipëria: pas anëtarësimit në NATO vjen procesi i integrimit në BE, i cili duhet të ecë përpara”,- tha ministri gjerman Erler. Një provë e re për Shqipërinë do të jetë tani qëndrueshmëria e rezultatit të zgjedhjeve dhe puna e qeverisë së ardhshme, shtoi politikani socialdemokrat. “E tëra kjo ishte një lloj prove për Shqipërinë dhe pamja rezulton e përzier. Por gjithçka do të varet edhe nga ajo, nëse do të jetë në gjendje Shqipëria të krijojë një qeveri funksionuese. Me rëndësi vendimtare do të jetë, nëse do ta njohin të mundurit mazhorancën, apo do ta vënë atë në pikëpyetje. Unë shpresoj që vendi në këtë pikë të na dërgojë një sinjal pozitiv, duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve, nisur dhe nga numri i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme për rrugën e Shqipërisë në të ardhmen, përfundon ministri i shtetit, Gernot Erler, në intervistë me Deutsche Vellen.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009