Freedom House: “Shqipëria mangësi në ndarjen e pushtetit”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Raporti, “Vende në tranzicion"
“Presioni i qeverisë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme u rrit, veçanërisht kur Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, i çoi para gjykatës dy ministrat e kabinetit qeveritar”
Organizata Freedom House thotë se mangësitë në ndarjen e pushteteve dhe identifikimi i shtetit me partinë në pushtet janë pengesat kryesore për demokratizimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Megjithatë, në raportin e përvitshëm "Vende në tranzicion", që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit 2008, Freedom House vë në dukje se me gjithë mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes partive kryesore, elitat ishin në gjendje të arrinin një konsensus për një numër të mjaftueshëm çështjesh për të marrë ftesën për në NATO. Po ashtu arritja e konsensusit për sistemin e ri të votimit, konsiderohet në raport si një arritje për t u shënuar dhe ka bërë që në drejtim të procesit elektoral, vlerësimi i Shqipërisë këtë vit të jetë më i lartë sesa vitin e kaluar. Organizata thotë se ndarja e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit është ende e brishtë dhe herë pas here e dëmtuar nga nismat politike. Politizimi në sektorin publik vazhdoi të ekzistonte dhe kufizon zhvillimin e një shërbimi civil, policie, gjyqësori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake. Po ashtu edhe trazirat sociale dhe politike janë zhvilluar në një mënyrë të paqartë dhe herë pas here kontradiktore. Në raport thuhet se shoqëria civile e ka ende të vështirë të shërbejë si një zë i rëndësishëm në jetën publike dhe se roli i medias për të promocuar punën e tyre mbetet thelbësor. Për sa i takon medias së pavarur, raporti thotë se shqiptarët gëzojnë një larmi burimesh informacioni që përfaqësojnë një rreze të gjerë pikëpamjesh politike dhe sociale. Megjithatë vihet në dukje se organet më me ndikim janë përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh. Freedom House thotë se decentralizimi i pushtetit lokal mbetet një nga sfidat kryesore, ashtu si edhe përmirësimi i pavarësisë, efektivitetit, perspektivës në karrierë, përgjegjësisë dhe transparencës së drejtësisë. Një konsensus ndërpartiak në Parlament bëri të mundur miratimin e ligjit për pushtetin gjyqësor, si edhe të ligjit për Prokurorinë, por deri në fund të vitit të kaluar, pak përparim kishte pasuar hyrjen e tyre në fuqi. "Pavarësia e sistemit gjyqësor u përball me kërcënime të vazhdueshme nga përpjekjet e qeverisë për të ushtruar presion dhe për të kontrolluar gjykatësit",- thuhet në raport. Kjo është edhe arsyeja që vlerësimi për pavarësinë e gjyqësorit ishte më i ulët. Në lidhje me korrupsionin, Freedom House thotë se një nga dështimet më dramatike të qeverisë dhe politikës së saj të "duarve të pastra", mund të shihet tek mënyra sesi e ka trajtuar korrupsionin brenda radhëve të saj. Raporti përmend faktin që dy ministra të kabinetit u përballën me procedura penale për korrupsion në vitin 2008 dhe se presioni i qeverisë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme u rrit, veçanërisht kur Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, i çoi këto çështje para gjykatës. Po ashtu, në raport thuhet se media ka vazhduar të luajë një rol efektiv në ekspozimin e korrupsionit dhe në informimin e publikut. Dy nga parashikimet e raportit për këtë vit janë përmbushur: anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Parashikimi i tretë, ai për rëndësinë e zgjedhjeve të së dielës, për procesin e demokratizimit, stabilitetit politik dhe rrugës drejt integrimit euroatlantik, pritet të marrë një përgjigje më të qartë, kur të kristalizohen vlerësimet për procesin zgjedhor.
Konstatimet
1. Ndarja e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit është ende e brishtë dhe herë pas here e dëmtuar nga nismat politike
2. Politizimi në sektorin publik vazhdon të ekzistojë dhe kufizon zhvillimin e një shërbimi civil, policie, gjyqësori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake.
3. Trazirat sociale dhe politike janë zhvilluar në një mënyrë të paqartë dhe herë pas here kontradiktore.
4. Shoqëria civile e ka ende të vështirë të shërbejë si një zë i rëndësishëm në jetën publike dhe se roli i medias për të promovuar punën e tyre mbetet thelbësor.
5. Pavarësia e sistemit gjyqësor u përball me kërcënime të vazhdueshme nga përpjekjet e qeverisë për të ushtruar presion dhe për të kontrolluar gjykatësit.
6. Korrupsioni është një nga dështimet më dramatike të qeverisë dhe politikës së saj të "duarve të pastra".
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009