1967 – Moska i shtrin sërish dorën Tiranës
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Moskë, 28 janar 1967 – Bashkimi Sovjetik ka zbuluar se po bën përpjekje për të sjellë të vetmen aleate komuniste evropiane të Kinës, Shqipërinë sërish në bashkësinë e komunizmit evropian, nga e cila Tirana u përjashtua në vitin 1961. Sipas një relacioni të një zyrtari shqiptar, i pranishëm gjatë takimeve të dy delegacioneve në kryeqytetin rus më 1960, thuhet se Hoxha u zu ashpër me Nikita Hrushovin, homologun dhe udhëheqësin sovjetik në atë kohë dhe me Mihail Suslovin, shefin ideologjik të Kremlinit. Delegacioni shqiptar, refuzoi madje tu jepte dorën mikpritësve dhe u largua menjëherë nga shtëpia rezidenciale e qeverisë sovjetike në Kodrat e Leninit, për të kaluar natën në ambasadën e tyre për shkak të frikës që kishin për ndonjë helmim të mundshëm që mund tu bëhej nga rusët. Një lajm i tillë është transmetuar nga Radioja Evropa e Lirë, analistët e së cilës thonë se një iniciativë e tillë ka gjetur mbështetje dhe nga Bullgaria dhe Gjermania Lindore, mbështetëset më të afërta të Bashkimit Sovjetik në Evropë. Megjithatë, deri tani, Shqipëria ka refuzuar tu përgjigjet propozimeve për nisjen e negociatave. Vendi i vogël komunist ballkanik u largua nga blloku evropian komunist në dhjetor 1961 pas një debati për “stalinizmin”, sjelljet miqësore kundrejt Jugosllavisë titiste, bashkekzistencës paqësore dhe çështjeve të tjera ideologjike. Kur Nikita Hrushovi ishte Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Sovjetike, njëkohësisht dhe kryeministër i saj, ai i ndërpreu të gjitha lidhjet diplomatike dhe tregtare me Tiranën, por dhe ndihmën për vendin luftarak ballkanik. Regjimet e tjera të Evropës Lindore ishin më pak të ashpra se ai i Enver Hoxhës, por pavarësisht kësaj tregtia u zvogëlua në minimum siç ndodhi dhe me misionet diplomatike. Bashkimi Sovjetik është përpjekur që ta tërheqë Shqipërinë sërish në anën e saj nga Kina që prej kohës që Hrushovi u përjashtua më tetor 1964. Por nga ana tjetër, Tirana i ka dhënë vazhdimisht të njëjtën përgjigje: një “jo” të vazhdueshme me përçmim. Radio Moska së fundmi zbuloi se marsin e shkuar sovjetikët kishin bërë një lëvizje të rëndësishme në aspektin ekonomik, duke kërkuar që të kufizonin fillimisht ndasitë me rifillimin e marrëdhënieve tregtare. Një lajm i tillë, i transmetuar dhe në një program të gjuhës shqipe në këtë radio, nuk dha detaje të hollësishme të propozimit, por tha se Shqipëria e kishte refuzuar këtë ofertë. Shqipëria nuk është kundër zhvillimit të tregtisë së saj të jashtme. 19 marsin e shkuar, organi partiak “Zëri i popullit” botoi një sondazh që tregonte një dëshirë të fortë të popullit për të zhvilluar tregtinë dhe me të ashtuquajturit armiq tradicionalë si Jugosllavia apo Greqia në rajon, por dhe Franca, Austria, Italia dhe vende të tjera komuniste evropiane që kanë një zhvillim shumë herë më të madh. Por ajo çka binte në sy nga ky sondazh ishte mungesa e Bashkimit Sovjetik në listë. Me sa duket, Enver Hoxha preferonte më mirë të hapej me vendet perëndimore sesa me një vend armik komunist. Të papërmbajtur nga një rezistencë e tillë, sovjetikët u përpoqën të hakmerreshin, duke zëvendësuar emrat e delegacioneve shqiptare me punë në Moskë me përfaqësues të tjerë diplomatikë nga vendet e tjera komuniste evropiane. Një transmetim i fundit i Radio Moskës renditi një listë të gjatë ftesash për delegacionet partiake në zhvillimet e fundit të Kongresit të Partisë, Kongresin e Organizatave Rinore Sovjetike, takimet me veteranët e luftës, festimet e përvjetorit të tetorit dhe diskutimeve shkencore dhe kulturore. Por radioja nuk tha nëse Shqipëria kishte marrë mundimin të përgjigjej. Radio Moska tha se sovjetikët do të vazhdonin me fushatën e tyre pavarësisht mungesës së përgjigjes nga ana tjetër e Evropës, megjithatë ata nuk dhanë asnjë informacion se cila do të ishte lëvizja e radhës. Rusia nuk është i vetmi vend që po i vjen vërdallë Shqipërisë. Shumë vende të tjera evropiane janë duke bërë të njëjtën gjë. Delegacionet shtetërore vendase tashmë ftohen gjithnjë në një numër të madh konferencash ballkanike. Dhe pavarësisht se shumicën prej tyre PPSH-ja i bojkoton, së fundmi është vënë re një kritikë e ashpër e regjimit ndaj politikave të Pekinit. Hapa edhe më pozitivë në këtë drejtim janë marrë së fundmi nga Gjermania Lindore dhe Bullgaria (e cila së bashku me Rumaninë kanë ndërmarrë një fushatë të fuqishme thirrjesh për një Ballkan të bashkuar). Gjermania Lindore nga ana tjetër ishte dhe më e drejtpërdrejtë. Ajo i dërgoi një mesazh urimi Tiranës zyrtare më 8 nëntor, data përkujtimore e 25-vjetorit të themelimit të Partisë së Punës. Me një veprim të tillë, Berlini Lindor u bë vendi i parë evropian komunist që dërgoi një mesazh urimi, ndryshe dhe nga Rumania, që mban një qëndrim neutral në debatin ideologjik. Mesazhi i gjermanolindorëve kërkonte nga Shqipëria tu bashkohej veprimeve të koordinuara të partive dhe qeverive të tjera komuniste në luftën e tyre kundër imperializmit. Shqipëria, ashtu si Kina, e ka refuzuar idenë e një bashkimi të tillë me ata që ajo i quan revizionistë. Bullgaria ndërkohë shkoi më tej ndërsa gjatë ceremonisë hapëse të Kongresit të Partisë në dhjetor, udhëheqësi Teodor Zhivkov bëri një thirrje direkte për të lënë mënjanë ndasitë në kampin komunist.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010