Paolo Rossi 30 vjet më pas: “Më kanë vjedhur diçka”
Autori i Lajmit: Redaksia
Milano – Manfredonia është po aq i ashpër sa kur ndalte kundërshtarët në mesfushë. “Dhjetë vjet, 20 vjet... mjaft më në fund”. Bruno Xhordano është lakonik dhe i pakuptueshëm: “Lamtumirë dhe faleminderit”. Ndërsa Ricky Albertosi thotë: “Nuk e kam të lehtë të flas për të tilla gjëra”. Kanë kaluar tridhjetë vjet që prej kohës kur futbolli italian humbi virgjërinë dhe protagonistët, lojtarët në fushë, nuk kanë dëshirë të rihapin derën e asaj kohe, të tregojnë, madje të rrëfejnë dhe një histori tjetër. Në Italinë që vazhdon skandalet e njëpasnjëshme të basteve, është një faqe që shumë pak njerëz kërkojnë të flasin. E në fakt ato foto janë ende atje. Nëse në fund skandal ka bërë trajneri i Interit, Murinjo, që u tregonte gjyqtarëve prangat në San Siro, skandali i 23 marsit 1980 ishte ai i futjes së një makine policie në pistën e stadiumit “Olimpiko” të Romës. Ky ishte vetëm fillimi. Më pas do të viheshin në pranga dhe 13 lojtarë dhe do të lëshohej një urdhërarresti dhe për 20 persona të tjerë të implikuar. Do të vinte dënimi nga drejtësia sportive por dhe amnistia pas fitores së Botërorit të 1982, botërorit të Paolo Rosit, që ndërroi faqen e të gjitha këtyre ngjarjeve të shëmtuara të futbollit italian. “Sërish”? (Kështu e këndonte Antonelo Venditi). 53 vjeç, tashmë një opinionist televiziv, ai ka kuptuar se futbolli është i mbushur me makinacione dhe fiksime rezultatesh siç ishin festimet e tripletës së Brazilit dhe të triumfit spanjoll. Koha kalon, jeta shkon përpara dhe gjithçka harrohet dhe kështu pas tridhjetë vjetësh ka ende diçka që më djeg nga brenda. Zemërimi? Jo, nuk është vetëm zemërim. Mendoj se më kanë vjedhur diçka. Më kanë rrëmbyer dy vjet të kulmit të karrierës sime ato nga 24 deri në 26 vjeç. Për faj të kujt? Për çfarë? Rosi akuzohet se ka fiksuar rezultatin e barazimit 2-2 të ndeshjes Avelino-Peruxhia (30 dhjetor 1979). “Ishte padjallëzia e një minute, dy maksimumi, sepse fola me një person që ma kishte prezantuar një shoku im i ekipit (Della Martira). Ata thanë se unë i kam pranuar ato gjëra, por nuk ishte e vërtetë. E përsëris prej tridhjetë vjetësh. Jam treguar i padjallëzuar... ndoshta duhet ta kisha denoncuar diçka të tillë... por si mund të denoncoja një shok skuadre? Kruçiani, 5 vjet më vonë do të përjashtonte dhe Rosin, i cili u fut në këtë mese vetëm se ishte një simbol. Por ne nuk u përballëm vetëm me ndëshkimin e medias pasi dhe familja ime, babai dhe nëna, mendonin se ishte e pamundur që unë të mos isha i përfshirë në aferë. Gjykata civile kërkonte shpjegime. Ishte 23 dhjetori i vitit 1980 (ndërsa ligji 401 për ndeshjet e trukuara u krijua për herë të parë në vitin 1989). Gjykata sportive më 25 korrik 1980 e dënoi Paolo Rosin me dy vjet pezullim. Por si ishte e mundur që ishte bërë ky dallim? Kështu ka qenë gjithmonë. Sepse gjykata sportive ka vepruar gjithnjë njëlloj dhe është e kotë ta hapin sërish këtë diskutim. Fajtor për gjykatën sportive, por i pafajshëm për ata që më rrethonin”, - thotë Pablito. “Nuk ka qenë vetëm një person në familjen time në ambientin e futbollit që nuk më ka besuar. Kjo ka qenë dhe fitorja më e rëndësishme. Sigurisht që ... Çfarë? Paolo Rossi ndoshta ka dëshirë të heqë përfundimisht ndonjë gur nga këpucët? Jo, por mua më kanë hequr dy vjet të karrierës sime të mrekullueshme. Nuk ka asnjë ngushëllim për këtë? Mbase po. Pasi jo gjithë këto të këqija më kanë dëmtuar. Kam pushuar dy vjet dhe isha më i freskët kur fitova Botërorin.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010