“Si toka ju dua“, një libër që thotë shumë
Autori i Lajmit: Bexhet Jaçellari
Kohët e fundit është botuar libri me poezi për fëmijë “Si toka ju dua“. Kur e merr dhe e lexon ndjen aromën e pranverës, ngrohtësinë e mirësinë njerëzore, fjalën artistike të një mësuesi modern. Pyeta një ditë nipin e vogël: -Cili libër të ka pëlqyer më shumë? “Si toka ju dua! Përse të ka pëlqyer? Gjeta përralla të bukura, duke lexuar librin më dukej sikur kisha në dorë një trëndafil. Gjeta dashurinë e gjyshit dhe të prindërve, dashurinë e mësueses. Ndonëse jam në moshë të tretë, kur lexova një strofë nga poezia: “ Ju nipa “ ndjeva pështjellim. Më kaloi përpara syve si në ekranin e televizorit fëmijëria. Bëra bilancin e jetës për ato që kemi arritur dhe ato që kemi humbur. Brezi ynë nuk kishte lodra, televizor, kompjuter, internet, por neve nuk na ka munguar kurrë dashuria për dashurinë,për mirësinë njerëzore. Ai me dy vargje dhe shumë sinqeritet shpreh jetën e një brezi. Dhimbjet,ëndrrat. Nuk qanë ose ankohet,por bën humor. Libri është shkruar me një gjuhë të pasur në figura letrare të vendosura në vendin dhe masën e duhur, është një dritë diturie drejtë rrugëve të kaltra. Jo rastësisht poeti Faslli është dekoruar nga presidenti i republikës. Është vlerësuar me titullin “ Qytetar Nderi i Lushnjës “. Ka marr disa çmime jashtë dhe brenda shtetit, është përkthyer në disa shtete. Poeti, piktori, politikani modern është dhe njeriu i thjeshtë. Ai katër vite ka qenë i zgjedhur deputet, por asnjë fije nuk u largua nga shokët. Faslliu lexon edhe përkthen në disa gjuhë, gëzohet si fëmijë kur gjen një libër të ri. Në sistemin e diktaturës po të mësoje anglisht, frëngjisht, italisht, ose ndonjë gjuhë tjetër perëndimore të vështronin me dyshim si armik. Lëre pastaj edhe literaturën nuk e gjeje dot. Nga gjerdani i poezive nuk mund të harroj dy strofa brilant nga poezia: “Liqeni “. Hënzën e futi/ Liqeni mu në gji, dridhej, zverdhej hëna, atje, në thellësi. Po yjet/ që me hënën ishin dashuruar, u zhytën në liqen/ nën ujin e kulluar. Përsosmëria nuk ka fund, ashtu si universi. Mendoj që poeti me durim, kulturë, ngrohtësi ashtu si bleta që mbledh nektarin e luleve,edhe ai kulturën, eksperiencën, diturinë, kërkon ta injektoi në librat e tij. Kur mbaron librin së lexuari edhe pse është për të vegjël,të duket sikur ke biseduar me fëmijë të zgjuar,por që kanë diturinë dhe eksperiencën e jetës të një 70 vjeçari. Poetin Faslli Haliti e shohim çdo ditë tek nxiton duke na dhënë përshtypjen se rend për të kapur kohën e vjedhur. Edhe pse mban mbi supe më shumë se 7 dekada, edhe pse në krijimet e tij të bollshme ka shumë shqetësime, dhimbje për njeriun e braktisur, ai përsëri duket optimist dhe plot energji. Ky është njeriu i thjeshtë dhe personalitet i shquar i kulturës dhe artit.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010