1969/ Kina nxit Shqipërinë të afrohet me Titon
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 5 shtator 1969 – Një artikull në organin zyrtar të PPSH-së, ka premtuar për herë të dytë brenda këtij viti solidarizimin me Rumaninë dhe Jugosllavinë ndaj presioneve sovjetike në rritje në rajonin e Ballkanit. Edhe pse ky zotim nuk ndryshon shumë për sa i përket politikës në krahasim me mbështetjen e parë, toni i tij mund të thuhet se ka një përshkallëzim të linjës së re politike të Shqipërisë ndaj këtyre vendeve, në veçanti në lidhje me Jugosllavinë. Garantimi i mbështetjes për Jugosllavinë kësaj radhe është shprehur shumë herë më fort se në editorialin e mëparshëm. Një shkrim i planifikuar për të koinciduar me vizitën e Gromikos në Jugosllavi, një vizitë me shumë nënkuptime politike, ai i referohet indirekt ministrit të Jashtëm Sovjetik, Andrei Gromiko. Editoriali për më tepër rikonfirmon idenë se Tirana ka vendosur të ndjekë një rrugë më miqësore përballë Beogradit (që ka shumë mundësi që vjen me inkurajimin e Kinës), një kthesë e ndikuar nga ngjarjet e rënda politike të vitit të shkuar brenda unionit socialist. Për sa i përket Rumanisë, gazeta përmend edhe një herë tjetër vizitën e Niksonit në Bukuresht. Në dallim nga artikulli i mëparshëm, kur ftesa rumune për presidentin amerikan u kritikua ashpër, kësaj here, shkrimi i “Zërit të popullit” përqendrohet më shumë tek diskreditimi i politikave sovjetike, se sa tek kundërvënia ndaj sjelljes së rumunëve. “Ne kemi shkruar gjithashtu edhe një herë tjetër për politikën e udhëheqjes rumune, e cila veçanërisht me vizitën e Niksonit në Rumani, u dha arsye revizionistëve sovjetikë, duke u lejuar që të dukeshin dhe më papnor se vetë Papa, pavarësisht faktit se ata vetë, haptazi dhe fshehurazi, po ndërmarrin komplote me kryetarin e imperializmit amerikan, Riçard Nikson. Si pasojë, editoriali përmend gjithashtu mbështetjen kineze për Rumaninë në rastin e presionit ushtarak sovjetik, duke shtuar veç kësaj se për Shqipërinë “të gjithë popujt progresivë të botës” do të qëndrojnë gjithmonë në mbështetje të plotë të popullit rumun kundër çdo agresioni”. Sidoqoftë, shprehja më e vendosur e solidaritetit në fund të artikullit i drejtohet Jugosllavisë së Titos. Çuditërisht, nuk mungonin në asnjë moment fjalët e ngrohta në lidhje me aftësinë e popullit jugosllav për tu bërë ballë kërcënimeve sovjetike. Përshkrimet që iu atribuuan jugosllavëve me fraza si popull me “forcë të hekurt” dhe “as pula dhe as lolo”, shërbejnë për të theksuar politikën e re më miqësore të Shqipërisë ndaj Beogradit. Editoriali i jep gjithashtu një rëndësi të veçantë prezencës së Jugosllavisë në propagandën e mëtejshme antisovjetike. “Populli i Jugosllavisë ka provuar se gjatë gjithë historisë së tij nuk ka pasur kurrë frikë, dhe nuk vepron ashtu siç mendojnë shefat revizionistë të diplomacisë sovjetike, e cila është diplomaci vetëm në fjalë, sepse në të vërtetë pas saj fshihen topa”. E ndjeshme ndaj akuzave të mundshme të oportunizmit ideologjik, zëri i Partisë së Punës të Shqipërisë, nuk harron të theksojë se një shpallje e vëllazërisë me popullin jugosllav, nuk duhet të keqinterpretohet si një tërheqje nga mosmarrëveshjet e njohura ideologjike dhe politike me udhëheqjen jugosllave. Megjithatë, ripohimi i pozicionit “parimor” ideologjik shqiptar nuk duhet se e minimizon dëshirën e fortë të Tiranës për të përmirësuar marrëdhëniet me Beogradin zyrtar. Prova më e mirë se udhëheqësit shqiptarë duan të arrijnë një marrëveshje duket në çastin kur në shkrim thuhet: “Populli i Republikës së Shqipërisë është si një fortesë prej çeliku dhe ai dëshiron që të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë popujt fqinj, bazuar në parimet e barazisë, respektit reciprok për sovranitetin kombëtar, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në çështjet e brendshme”. Pavarësisht karakteristikave të forta propaganduese të editorialit, ripohimi i solidaritetit me popujt e Jugosllavisë dhe një dëshire për të mbajtur marrëdhënie miqësore me popujt fqinj, thekson dhe një zhvillim të qartë në marrëdhëniet mes dy vendeve, një lloj “bashkimi të volitshëm” i ndikuar nga interesat kombëtare. Roli i Pekinit në inkurajimin e këtij zhvillimi në rajon, si pjesë e përpjekjeve e udhëheqësve kinezë për të minuar interesat sovjetike në Evropën Lindore, nuk duhet të përjashtohet plotësisht. Gjithnjë të gatshëm për të shfrytëzuar shenjat e konfliktit dhe disharmonisë mes Moskës dhe aleatëve të saj evropianolindorë, artikulli përmend dhe disa deklarata përçmuese për udhëheqësit e këtyre vendeve satelite. Për këto lëvizje të fundit mes Moskës dhe Varshavës nga njëra anë, dhe Bonit nga ana tjetër, dhe efektet e tyre në gjoja shitjen e interesave të Gjermanisë Lindore, “Zëri i popullit” shkruan si më poshtë: “Tani, siç duket, është radha e revizionistit Valter Ulbriht, qëndrimi i të cilit si thes përpara udhëheqësve sovjetikë, në bashkëpunim me ata polakë, është duke kapitulluar pa kushte përpara komploteve të revizionistëve sovjetikë me militaristët e Bonit kundër Republikës Demokratike Gjermane”. Për udhëheqësin hungarez, të përmendur thjesht me emër, Janos Kadar, ka një qëndrim ndryshe të Tiranës në krahasim me të tjerët. “Pasiviteti i tij në këtë kohë” përballë Moskës konsiderohet si një lëvizje taktike e komunistit hungarez. Thuhet se ai është “duke pritur çastin e duhur për të intensifikuar luftimet e Klubit Petefi”. Nga ana tjetër, konstatimet për udhëheqësit polakë dhe bullgarë janë shumë herë më ironizuese, ndërsa Tirana zyrtare përsërit faktin se trupat sovjetike janë pozicionuar në Bullgari. Shoku më i afërt i “carëve” të Kremlinit është njëri që kërkon të mbrohet, është revizionisti kokëfortë antisovjetik, Gomulka, ndërsa Zhivkovi, i cili e ka shndërruar Bullgarinë e Dimitrovit në një vend ushtar të revizionistëve sovjetikë kundër fqinjëve të saj, është shoku i tyre më i bindur.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010