Shpejtohen procedurat për regjistrimin e pasurive
Autori i Lajmit: Anilejda Shëmbitraku
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas Kosta Barkës, zëvendëskryeregjistruesit të Republikës, tashmë është transparente dhe e hapur ndaj publikut. Fillimisht është instaluar aplikimi elektronik, i cili çoi në shmangien e radhëve dhe në transparencën e veprimeve ndaj qytetarëve, pasi atij i jepet një fletë aplikimi, ku ka të shkruar ditën e aplikimit, dokumentacionin e dorëzuar dhe ditën e kthimit të përgjigjes. Në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve nga ana e punonjësve të ZRPP-së, bëhet verifikimi në mënyrë elektronike i të gjitha ankesave. “Projekti me Bankën Botërore po ecën me ritme shumë të shpejta për të shkurtuar kohën dhe për t`u shërbyer sa më mirë qytetarëve që janë të interesuar të tërheqin dokumentacionin e nevojshëm”,- kështu ka deklaruar Kosta Barka, zëvendëskryeregjistrues në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas burimeve të tjera nga ZQRPP-ja, kjo procedurë ka minimizuar korruptimin e punonjësve, pasi ata janë të detyruar të kthejnë përgjigje në afatin e përcaktuar. Drejtuesit e ZQRPP-së thonë se në këtë drejtim janë marrë edhe masa të tjera, si hapja e faqes zyrtare ku publikohen të gjitha të dhënat dhe vendimet e ZQRPP-së dhe qytetarët kanë mundësi të dërgojnë ankesat e tyre në mënyrë elektronike. Gjithashtu, është vënë në dispozicion linja jeshile për të bërë denoncimet. Të gjitha hapat e ndërmarra nga ZQRPP- ja kanë si qëllim të vetëm ndihmesën e qytetarëve dhe transparencën e të gjitha veprimeve që do të kryhen nga ky institucion. Gjithsesi, fluksi i punës në këto zyra vazhdon të jetë shumë i madh për shkak të procesit të legalizimeve. Mundësia që më në fund të bëjnë ligjërisht të tyret pronat informale i bëjnë qytetarët që të vrapojnë në institucionin që finalizon këtë legalizim dhe që është pikërisht ZQRPP që i pajisi ata me një certifikatë pronësie. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përmbushje të ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave, ka hartuar një udhëzim të brendshëm për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të fituara me anë të ligjit për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale. Udhëzimi u është shpërndarë të gjitha zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat tashmë do ta kenë më të lehtë procedimin e regjistrimit të pasurive të legalizuara, duke përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve në një kohë më të shpejtë.
Procedura
Marrja e certifikatës së pronësisë pas legalizimit
Qytetari, i cili ka marrë një leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do të informohet nga kjo e fundit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë ZVRPP-së përkatëse. Qytetari në këtë moment duhet të paraqitet pranë ZVRPP-së përkatëse me njoftimin e ALUIZNI-t dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së. Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve. ZVRPP-të nuk kanë të drejtë ti dërgojnë qytetarit Akt Verifikimi dhe për çdo lloj paqartësie apo mungese dokumentacioni duhet ti drejtohet Zyrës Rajonale të Legalizimeve. Në përfundim të procesit qytetari do të pajiset me certifikatë pronësie në rastet kur zona është në sistemin e ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ose me vërtetim pronësie në rastet kur zona përkatëse nuk është në sistemin e ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rastet kur zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk do të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, do të kenë sanksione administrative nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Regjistrimi
Për prona të ndryshme, dokumente të ndryshme
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme operojnë çdo ditë për regjistrimet fillestar të pronave sipas legjislacionit që iu ka mundësuar këtë pronë qytetarëve. Për pasojë dhe dokumentet që duhen për secilën nga këto pasuri janë të ndryshme. Qytetarët, që duan të regjistrojnë pasurinë e paluajtshme që e kanë përfituar falë ligjit për “Tokat bujqësore të pandara”, duhen të kenë dy dokumente. Dokumenti i parë ka të bëjë me aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe dokumenti i dytë me planvendosjen. Ndërkohë për të gjithë ata që pasurinë e kanë përfituar nga ligji “Për ndarjen e pasurisë në kooperativat bujqësore” lista e dokumenteve të nevojshme është më e madhe. Në Hipotekë duhet të paraqitet: Vendimi i komisionit të shpërndarjes dhe likuidimit të pasurive të kooperativave bujqësore, kontrata e shit-blerjes së objektit, kontrata e marrëdhënieve me truallin si dhe planvendosja. Për të gjithë ata që kanë përfituar pasuri të paluajtshme falë ligjit “Për rivlerësimin dhe shpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore” duhen kontrata e shit-blerjes së ndërtesës, kontratën e marrëdhënieve me truallin, vendimin e këshillit të komunës dhe planvendosjen. Regjistrimi i pronës së legalizuar parashikohet për të gjitha rastet që mund të shfaqen; si në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në pronësi të atij që ka ndërtuar, në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë që është në pronësi të shtetit, dhe në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë në pronësi private. Në rastin e fundit do të procedohet kalimi i pronësisë nga privat në shtet në bazë të VKM-së për shpronësimet dhe më pas do të regjistrohet leja e legalizimit. Udhëzimi i miratuar nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme parashikon në detaje edhe të gjitha problematikat e tjera që mund të shfaqen përgjatë regjistrimit të lejeve të legalizimit, si në rastet kur parcela ndërtimore është më e vogël se pasuria e regjistruar apo e anasjella. Ky udhëzim krijon lehtësi për të gjithë punonjësit e ZVRPP-ve dhe shkurton kohën e pritjes së qytetarëve për tu pajisur me dokumentin e pronësisë. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në sportelet e ZVRPP-ve pasi të kenë marrë njoftimin nga drejtoritë përkatëse të ALUIZNI-t, për aplikim për regjistrimin e lejeve të legalizimit.
Dokumentacioni
Ja çfarë dokumentesh dërgon ALUIZNI në ZRRPP
1-Leja e legalizimit të objektit
2- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
3- Fragment i ortofotos së objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
4- Planimetria e kateve të objektit të legalizuar.
5- Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
5- Regjistri i parcelës ndërtimore
6- Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar
7- HTR-ja e përditësuar (azhurnuar) për të gjithë zonën informale.
Ish- pronarët
Regjistrimi i pasurive të kompensuara fizikisht
Për pasuritë e paluajtshme të kthyera ose të kompensuara fizikisht që janë përfituar nga ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” do të regjistrohen në bazë të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, plan-vendosjes, dëshmisë së trashëgimisë në rastet kur prona i është kthyer trashëgimlënësit si dhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të pronës (dorëzimi i ndërtesës ose piketimi i truallit), veçanërisht në rastet kur nuk është e mundur të bëhet identifikimi në HTR. Ndërsa për pasuritë e kthyera ose të kompensuara fizikisht në bazë të ligjit “Për kompensimin në vlerë ose me troje ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve duhet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, plan-vendosja, dëshmia e trashëgimisë në rastin kur prona u është kthyer trashëgimtarëve si dhe procesverbali i dorëzimit të mbajtur mes Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe pronarit që i është kthyer prona. Pasuritë e paluajtshme të njohura në bazë të dekretit të Presidentit të Republikës “Për faljen e studiove të punës piktorëve dhe skulptorëve” regjistrohen me paraqitjen e aktit të dhurimit nga Komisioni i Përbashkët i Bashkisë dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, plan-vendosja, si dhe dokumenti për marrëdhëniet me truallin. Pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme vazhdojnë të jenë të shumta kërkesat për regjistrimin e objekteve shtetërore që i kanë kaluar në emër të qytetarëve. Kjo kategori personash që kanë fituar nga ligji për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore duhet të dorëzojnë aktin e marrjes së tokës në pronësi apo në përdorim ose kontratën e marrëdhënieve me truallin midis Agjencisë Qendrore të Ristrukturimit dhe Privatizimit të NB-ve dhe subjektit. Po aq e domosdoshme është edhe kontrata e shitblerjes së objektit dhe planvendosja.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010