“Gërdeci” nuk falet Mediu, në gjykatë sërisht më 1 mars
Autori i Lajmit: Redaksia
Dështon pajtimi mes ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Alketa Hazizajt, banore e Gërdecit. Në seancën e djeshme, banorja e Gërdecit nuk ka pranuar të falë ish-ministrin e Mbrojtjes, ndërsa trupi gjykues ka vendosur datën 1 mars për seancën e radhës ndaj Mediut. Kjo do të thotë se një tjerë proces gjyqësor do të presë ministrin aktual të Mjedisit. Mësohet se të dyja paditë, ajo e Alketa Hazizajt dhe Roxhers Durdës 12-vjeçar do të shqyrtohen në një seancë, atë të 1 marsit. Hazizaj, punonte në fabrikën e Gërdecit dhe ka pësuar djegie në të gjitha pjesët e trupit, duke iu nënshtruar dhe një operacioni të vështirë, ku është kuruar me shpenzimet e saj prej gati dy vitesh. Në dëshminë e saj, Hazizaj ka pranuar se, ishte punësuar në të dyja fazat e projektit dhe bënte hapjen e arkave me fishekë njëlloj si burrat e tjerë të punësuar dhe se i kishin ndodhur incidente edhe herë të tjera, por ishte detyruar të bënte pushim dhe të rikthehej më pas në punë. Trupi gjykues gjatë seancës së djeshme të pajtimit u kryesua Andi Çeliku, ndërsa në përbërje të tij ishin gjyqtarët Ardian Nuni, Irma Bala, Evgjeni Sinoimieri dhe Evelina Qiriako. Ish-Ministri Mediu nuk është paraqitur në seancën e djeshme, e cila nisi rreth orës 10.00 ndërsa u përfaqësua nga dy avokatët mbrojtjës Petrit Serjani dhe Ardian Visha. Kjo seancë pajtimore pason atë të 26 janarit, ditë në të cilën i ati i 12-vjeçarit Roxhers Durda ka refuzuar ndjesën e Mediut, duke kërkuar kështu që të përballet në Gjykatën e Lartë, organ i cili pak muaj më parë pushoi dosjen penale ndaj tij. Gjate seancës së mëparshme Mediu u shpreh se ndiente përgjegjësi morale për shpërthimin e 15 Marsit, por ka refuzuar të ketë përgjegjësi direkte për ngjarjen e rëndë. Roxhers Durda dhe Alketa Hizizaj akuzojnë Mediun, për "plagosje të rëndë nga pakujdesia". Çështja Gërdeci është një nga çështjet më të mëdha në historinë e gjyqësorit shqiptar, me rreth 300 dëshmitarë dhe 29 persona të marrë si të pandehur, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010