Adriana Berberi: Keq- qeverisja shumëfishon pasojat e krizës
Autori i Lajmit: Anilejda Shëmbitraku
“Druaj, se mbi bazën e disa raportimeve mbi të ardhurat deficiti buxhetor i datës 31 dhjetor është mbi 80 miliard lekë, kur në buxhetin vjetor ishte parashikuar 50 miliard lekë. Trajtimin si më sipër na ndihmon të kuptojmë se nuk jemi një ekonomi që jemi ndikuar nga kriza, por jemi një ekonomi që krahas krizës na kanë keq qeverisur duke na i shumëfishuar pasojat e krizës”, kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për gazetën “Ballkan”, Adriana Berberi, Pedagoge e Financave Publike ne Universitetin Marin Barleti, ish zëvendësministre e financave. Ajo ka folur me detaje rreth buxhetit të 2010, problemeve që ka sot ekonomia, për sektorët më të prekur nga kriza, për bonot e privatizimit si dhe për borxhin e qeverisë.
Cilat janë problemet që ka sot sistemi ekonomik në vend ?
Pyetja është në fakt shumë e gjerë, por pa dyshim tepër e rëndësishme. Problemet e sistemit tonë ekonomik mund t`i shikojmë në disa plane. Diskutimi më i rëndësishëm lidhet me faktin se sa vetë- zhvillues është sistemi ynë ekonomik. Përgjigjen e kësaj pyetje e kemi marrë disa vite më parë, kur kemi, jo vetëm konstatuar por edhe pranuar që ekonomia e vendit është në një udhëkryq për sa kohë që rritja ekonomike e pranuar nuk shoqërohet me rritje të mëtejshme, nuk gjeneron vende pune e shtim të ardhurash, është jo produktive. Diskutimet e fundit, më shumë nga ekspertë se sa nga vetë ekzekutivi janë fokusuar në trajtimin e modelit të zhvillimit të vendit. Në se ky problem nuk do të trajtohet me seriozitet, vendi do të këtë seriozisht probleme në zhvillimin afatgjatë të tij dhe pa dyshim edhe probleme në përballimin e kostove të integrimit, por edhe të vetë procesit të integrimit. Strategjia jonë e zhvillimit duhet të fokusohet më mirë në përcaktimin e prioriteteve në nivele rajonale dhe më gjerë si dhe në adresimin e politikave në përputhje me prioritetet, si rruga e vetme për të kthyer mundësitë në realitete.
Cili është komenti juaj në lidhje me buxhetin e 2010? A ju duket realist ky buxhet?
Buxheti i vitit 2010 mban brenda vetes një kontradiktë të forte, sepse nga njëra anë është konsideruar që rritja ekonomike do të jetë në nivelin e 6 %, inflacioni do të mbahet në kufijtë 3 -4 % ndërkohë që të gjithë treguesit e tjerë janë planifikuar me një rritje jo më shumë se 10 % në vlerë absolute. Përse themi që ka një kontradiktë? Nga ky buxhet kuptohet që qeveria ose ka dyshime të forta që rritja nuk do të jetë 6 % ose ka hequr dorë nga lufta për formalizimin e ekonomisë dhe kufizimin e mëtejshëm të korrupsionit dhe evazionit fiskal. Mundet që qeveria t`i ketë menduar të dyja njëherësh. Përsa i takon arritjes së objektivit për rritjen ekonomike, mendoj se do të mbetet një sfidë e cila më shumë duket si e humbur me këtë fillim viti. Për të gjitha sa trajtuam më lart, mund të themi se ka arsye të forta që rritja ekonomike të mos jetë më shumë se 3 - 4 %.
Cilat janë sektorët më problematikë në vend, e kam fjalën për ata sektorë që janë prekur nga kriza ekonomike?
Gjatë vitit të kaluar diskutimet u përqendruan më shume ne analizimin e faktorëve që mund të ndikonin në ekonominë vendase si pasojë e ndikimit të krizës që përfshiu pothuajse të gjithë botën. U ofruan nga ekspertë edhe skenarë të cilët do ta ndihmonin ekonominë vendase për të minimizuar ndikimin e saj. Qeveria nuk e pranoi asnjëherë të vetme gjatë gjithë vitit 2009 se kriza dhe pasojat e saj mund të ndikonin apo edhe që në fakt kishin ndikuar tashmë (sidomos në gjashtëmujorin e dytë). Sot ne akoma nuk dimë publikisht se si janë realizuar treguesit e buxhetit të shtetit për vitin 2009 dhe sa është niveli i mos realizimit të të ardhurave në raport me planin fillestar apo edhe në raport me korrigjimin e fundit me Akt Normatin në 23 dhjetor. Ne akoma nuk dimë se sa është deficiti buxhetor me datën 31 dhjetor 2009, 80 miliard sa niveli i korrigjuar, po më 23 dhjetor apo mos vallë është lejuar financimi i deficitit mbi kufijtë ligjorë duke na dhuruar një tjetër shkelje të Kushtetutës së këtij vendi. Druaj, se mbi bazën e disa raportimeve mbi të ardhurat deficiti buxhetor i datës 31 dhjetor është mbi 80 miliard lekë, kur në buxhetin vjetor ishte parashikuar 50 miliard lekë. Trajtimin si më sipër na ndihmon të kuptojmë se nuk jemi një ekonomi që jemi ndikuar nga kriza, por jemi një ekonomi që krahas krizës na kanë keq qeverisur duke na i shumëfishuar pasojat e krizës. Vlerësoj se të gjithë sektorët, kush më shumë e kush më pak janë prekur apo janë nën ndikimin e krizës dhe keq qeverisjes. Sektori bankar duket më i prekuri për arsye se ai është në shërbim të biznesit dhe ka klient biznesin. Përkeqësimi i performancës së tij, ulja e ritmeve të biznesit, e normave të fitimit përkeqësuan raportet e tij me bankën si në drejtim të marrjes së kredive të reja, të cilat u bënë më të shtrenjta ashtu edhe të shlyerjes së kredive të vjetra të cilat u shtrenjtuan gjithashtu. Janë të prekura kompanitë e ndërtimit të cilat u ndjenë më shumë të konkuruara nga kompanitë e huaja. Rruga Durrës- Kukës thithi pothuajse 70 % të fondeve për investime të Ministrisë së Transportit apo 50% te investimeve me financim të brendshëm e ndërkohë për zbatimin e saj u zgjodh një kompani e huaj e cila edhe punëtorët e krahut i importoi krahas importit të ccimentos, hekurit, karburantit etj, etj. Pasoja patën edhe kompanitë me material porositësi sepse tregjet ndërkombëtare u tkurrën dhe nevojat për disa sende konsumi u pakësuan. Nuk duhet të harrojmë që problemet e një grupi biznesi normalisht përcillen edhe tek grupe më të gjëra duke shtuar rrethin e të përfshirëve. Paaftësia paguese e shoqëruar me zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve mall me mall, në disa raste e ndikuar edhe nga mos likujdimet për punët e kryera ndaj klientit shtet, ka ndikuar në ushtrimin normal të aktivitetit jo vetëm gjatë vitit të kaluar, por akoma më shumë edhe në këtë fillim viti. Shkurtimi i fondeve buxhetore do të ketë pa dyshim ndikim në thellimin e kësaj situate.
Deficiti Buxhetor
Keqmenaxhimi i financave rrezikon investimet publike
Buxheti i vitit 2010 mban brenda vetes një kontradiktë të fortë, sepse nga njëra anë është konsideruar që rritja ekonomike do të jetë në nivelin e 6 %, inflacioni do të mbahet ne kufijte 3 -4 % ndërkohë që të gjithë treguesit e tjerë janë planifikuar me një rritje jo më shumë se 10 % në vlerë absolute. Përse themi që ka një kontradiktë? Nga ky buxhet kuptohet që qeveria ose ka dyshime të forta që rritja nuk do të jete 6 % ose ka hequr dorë nga lufta për formalizimin e ekonomisë dhe kufizimin e mëtjshem të korrupsionit dhe evazionit fiskal. Mundet që qeveria t`i ketë menduar të dyja njëherësh. Përsa i takon arritjes së objektivit për rritjen ekonomike, mendoj se do të mbetet një sfidë. Për të gjitha sa trajtuam më lart, mund të themi ka arsye të forta që rritja ekonomike të mos jetë më shume se 4 - 4.5 %. Në mënyrë të përmbledhur objektivat e buxhetit të vitit 2010 janë rritje e të ardhurave vetëm me 10%, përkundrejt planit të buxhetit të vitit 2009, shpenzimet rriten vetëm me 2 %, projektohet që deficiti i përgjithshëm do të ulet më shume se 35 % krahasuar me vitin 2009. Në shifra absolute shpenzimet do të jenë vetëm 9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, ndërkohë që investimet publike do të jenë rreth 17 miliadre lekë më pak dhe kostoja e borxhit do të rritet me 6.7 miliardë lekë. Mënyra se si janë menaxhuar financat gjatë këtyre viteve, në një lloj kuptimi po e detyrojnë qeverinë që të rrisë shpenzimet korrente dhe shpenzimet për interesat në kurriz të shpenzimeve për investime publike. Buxheti i sivjetshëm ka edhe shumë probleme të tjera strukturore që lidhen me fondet e parashikuara për sektorët prioritarë sicc janë shëndetësia, arsimi, por që nuk mund të trajtohen më gjerësisht në këtë intervistë.
Borxhi Publik
Rritja me 58- 60%, një luks i palejueshëm
“Krahas deficitit borxhi publik dhe ritmet e rritjes së tij janë tregues të rëndësishëm në të cilët mbështet vlerësimi mbi qeverisjen dhe shëndetin e financave publike të një vendi.
Ka standarde në lidhje më këtë tregues dhe Shqipërisë i është rekomanduar që duhet ta ketë atë të paktën nën 50% të PBB- së. Shqipëria trashëgoi një borxh publik, por ndërkohë i është dashur të marrë shumë financime të huaja në funksion të kryerjes së ristrukturimit të ekonomisë së vendit dhe financimit të sektorëve prioritarë. Por në të gjitha rastet huamarrja ka qenë e kontrolluar dhe e argumentuar njëkohësisht. Kriza financiare dhe politike e vitit 97 shkaktoi ndër të tjera edhe një përkeqësim të strukturës dhe madhësisë së borxhit publik, e cila gjatë viteve 1998 e deri dy tre vite më parë u përmirësua si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe të peshës specifike në raport me PBB- në. Themi dy tre vite më parë sepse tendenca e parë e qeverisë mbas largimit të FMN-së ishte rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik. Ishin ndërhyrjet e tyre që detyruan qeverinë të ndryshonte në mes të vitit 2008 buxhetin. Treguesit e fundit flasin për një rritje në nivelin 58 – 60 % të borxhit ndaj PBB-së që flet për një përkeqësim. Duke qenë se jemi një ekonomi e brishtë, me probleme strukturore në zhvillimin tonë afatgjatë, nuk mund t`i lejojmë vetes lluksin e rritjes së borxhit”
Bonot e privatizimit
Përdorimi për legalizimet është mos respektim i ligjit
Bonot e privatizimit nuk arritën të ishin Bono Privatizimi. Edhe ato asete që u privatizuan me përdorimin e tyre nuk arritën të transformoheshin në funksion të prodhimit apo shërbimit, pra nuk arritën të realizonin qëllimin kryesor për të cilin u emetuan. Mos aplikimi i privatizimeve nëpërmjet bursës ishte gjithashtu një arsye se përse ne kemi akoma Bono Privatizimi, të cilat s`kemi se ku t`i përdorim. Përdorimi i tyre për legalizimet duhet konsideruar si një mundësi për të ulur presionin e zotëruesve, por nga ana tjetër edhe një zhvlerësim i procesit. Legalizimet u konsideruan si një hap i domosdoshëm në kushtet kur shteti nuk ishte në gjendje të kthente situatën në gjendjen fillestare, nëpërmjet të cilit do të zgjidheshin disa probleme. Të paligjshmit do të bëheshin të ligjshëm duke paguar për tokën e zënë, pronarët e vërtetë do të paguheshin për pronësinë e tyre, shoqëria do të investonte për kthimin e zonave informale në zona urbane me infrastrukturën e nevojshme. Parë në këtë aspekt, kuptohet që secila fazë ja lë vendin fazës tjetër. Rritja e masës së shlyerjes me Bono Privatizimi do të thotë që Qeveria duhet të gjenerojë të ardhura të tjera për të përballuar shpërblimin e pronarëve të vërtete dhe që të kryejë investimet e nevojshme në rrugë, kanalizime etj, etj. Sipas kësaj formule i humbur del i rregullti, ligjori dhe përse të mos themi që është vetë shteti që inkurajon mos respektimin e ligjit me aplikimin e praktikave dhe standardeve të tilla.
Buxheti 2010
Ja cilët fonde do të preken
“Në mënyrë të përmbledhur objektivat e buxhetit të vitit 2010 janë rritje e të ardhurave vetëm me 10 % përkundrejt planit të buxhetit të vitit 2009, shpenzimet rriten vetëm me 2 %, projektohet që deficiti i përgjithshem do të ulet me shume se 35 % krahasuar me vitin 2009. Në shifra absolute shpenzimet do të jenë vetëm 9 miliard lekë më shumë se një vit më parë, ndërkohe që investimet publike do të jenë rreth 17 miliard lekë më pak dhe kostoja e borxhit do të rritet me 6.7 miliardë lekë. Mënyrat se si janë menaxhuar financat gjatë këtyre viteve, në një lloj kuptimi po e detyrojnë qeverinë që të rrisë shpenzimet korrente dhe shpenzimet për interesat në kurriz të shpenzimeve për investime publike. Buxheti i sivjetshëm ka edhe shume probleme të tjera strukturore që lidhen me fondet e parashikuara për sektorët prioritarë sicc jans shëndetësia, arsimimi etj. Ajo që e bën më problematike buxhetin e vitit 2010 është nevoja për ndryshim, akoma pa filluar mirë zbatimi i tij. Qeveria, u detyrua të pranojë me gojën e Ministrit të Financave që duhet të shkurtojë rreth 25 miliardë lekë fonde. Ministri u nxitua të konfirmojë se ky shkurtim që është i konsiderueshëm jo në raport me totalin e fondeve buxhetor, por në raport me fondet që adresohen në shumë nga sektorët prioritarë të vendit, nuk do të prekë politikat për rritjen e pagave dhe të pensioneve apo fondet për investimet. Por atëherë ccfarë fondesh do të prekë, ato për infrastrukturën shëndetësore në spitale, të infrastrukturës arsomre në shkolla, shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e sistemit rrugor etj, etj. Ajo që ccdo qytetar është i interesuar, është jo thjeshtë një pagë në shumë lekësh me e madhe, por një pagë që t`i sigurojë realisht plotësimin e një sasie më të madhe nevojash dhe shërbimesh. Njoftimet e fundit nga INSTAT- i, pavarësisht komenteve se sa të sakta janë ato që publikohen, tregon se kostoja e jetesës po rritet dhe inflacioni për muajin janar kapi vlerën e 3.4 %. Qytetarët këto ditë po marrin edhe faturat e reja të energjisë gjë që do të thotë se buxheti i tyre për nevoja të tjera po shumë të domosdoshme do të pakësohet për efekt të këtij faktori. Mund të rendisnim edhe shumë e shumë faktorë e tregues të tjerë, por besoj se për të gjithë duhet të jetë e qartë se jemi në një vit të vështirë buxhetor dhe financiar si për qeverinë, ashtu edhe për biznesin dhe qytetarin e thjeshtë”.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010