E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Gates pro energjisë bërthamore

Autori i Lajmit: Redaksia

SHBA - Vitin e shkuar, Bill Gates shkatoi ilaritet në sallë ndërsa hapi një vazo të mbushur me mushkonja përpara audiencës gjatë një konference. Qëllimi i tij ishte të tregonte se malaria ishte një sëmundje të botës moderne. Këtë vit, ai la të lira disa xixëllonja për të nxjerr në pah një temë të re: Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike. Gates zbuloi se kompania e tij është e interesuar të përdorë energjinë bërthamore për të prodhuar energji të pastër. Konferenca e “Terrapower”, e drejtuar nga fizikani bërthamor, John Gilleland, po bën të gjitha përpjekjet për tia arritur këtij qëllimi. “Sipas kompanisë një dallgë e re zhvillimi po shkon drejt vënies nw zbatim të këtij projekti, i cili do të prodhonte energji të pastër bërthamore me miliarda vat, vazhdimisht dhe pa pasur nevojë për ti rifurnizuar për 50 deri në 100 vitet e ardhshme”. Me fjalë të tjera, energjia gjenerohet nga reaktorët që punojnë me uranium të varfëruar ose natyral. Prodhimi i energjisë bërthamore është një çështje shume debatueshme nw tw gjithw botwn, por Gates theksoi se ky program mund të japë frytet e veta nëse respektohen me rigorozitet rregulloret e sigurisë. Por sipas “Terrapower”-it, ky program nuk mund të bëhet ende realitet para vitit 2020. Me Bill Gates në krye të bordit, “Terrapower” mund thjesht të provojë se kjo mund të jetë një marrëveshje e jashtwzakonhme. Ashtu siç thotë miliarderi amerikan, - pasi kjo lloj prodhimi energjie humbi mbështetjen, sot me anë të teknologjisë dhe superkompjuterave të këtyre 20 viteve të shkuara, tashmë mund tw rivihet edhe një herë tjetër në testim. Me njw fjalim ku shumëkush ngriti vetullat i çuditur nga ato që po thoshte shefi i “Microsoft Corporation”, Gates, bëri thirrje për diversitet dhe konkurrencë në industrinë e energjisë. “Fatmirësisht, ka dhjetëra kompani (në hapësirë) por ne na duhet të kemi me qindra”, - tha ai. Gates kërkoi gjithashtu mbështetjen e qeverisë amerikane, duke shtuar se qeveria duhet të shpenzojë deri në 10 miliardë dollarë më shumë nga buxheti i saj për energjinë bërthamore.

Ky lajm është publikuar: 16/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›