Elbasan, Spahiu kritika gjyqtarëve për anësi në gjykime
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër dje për paaftësi gjyqtarët e gjykatës së Elbasanit. Duke tërhequr vëmendjen për argumentimin e çështjeve gjyqësore, Spahiu vuri në dukje se në këtë qytet ka një numër të madh veprash penale.
“Mos shkelni të drejtat e palëve në gjykim”, ka qenë thirrja që Spahiu u la bërë gjykatësve të Elbasanit, duke mos denjuar që të fshehë ndaj tyre edhe kritikat për anësi në gjykimet e tyre.
Kreshnik Spahiu
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu në këtë inspektim në Gjykatën e Elbasanit, Spahiu i ka kritikuar drejtpërdrejt ata për paaftësi, veçanërisht në argumentimin e vendimeve gjyqësore teksa vuri në dukje se nevojitet një politikë e fortë penale. Për nënkryetarin e KLD-së mbetet problem ndërhyrja në lejet për të dënuarit në burgje për të cilin ai theksoi se në bazë të ligjit i takon vendit ku ata vuajnë dënimin. “Një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës së Elbasanit në arsyetimin e vendimeve të tyre dhe lë shumë për të dëshiruar për sa i përket nivelit profesional. Do doja që të tërhiqja vëmendjen për disa gjykime të cilat lidhen me kërkesat e të dënuarve në dy burgjet kryesore të vendit, atë të Peqinit dhe të Kosovës. Ligji thotë se gjykime të tilla duhet të bëhen në institucionet ku vuhet dënimi dhe jo në gjykatë siç është adresuar dhe ndodh praktikisht në gjykatën e rrethit gjyqësor të Elbasanit”, theksoi Spahiu. Një tjetër çështje që u prek në këtë takim ishte dhe prania e veprave penale, si vjedhjet apo prostitucioni, për të cilat Spahiu pranoi se ka një numër të madh ashtu si në qytetet e tjera të mëdha si Tirana apo Durrësi, ndërkohë që vuri në dukje mungesën e infrastrukturës në Gjykata.
Mungesa e hapësirave
“Gjykatat shqiptare janë përgjithësisht gjykata pa hapësira dhe të varfra. Nevoja për një status më të fortë të gjyqtarit, një trajtesë financiare më e mirë dhe garancia për jetën janë domosdoshmëri për gjyqtarin. Disa vepra penale si vjedhja , prostitucioni apo armëmbajtja janë shumë të përhapura në këtë qytet dhe padyshim gjyqtarët që merren me këto çështje duhet ti kushtojnë rëndësi të veçantë trajtimit të këtyre çështjeve.” u shpreh zv.kryetari i KLD-së.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010