1970, Brazili pronëson trofeun “Zhyl Rime”
Pjesa e nëntë e ciklit: “80 vjet rreth planetit të futbollit, 1930-2010”. Një speciale e Skifter Këlliçit: “Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë”
Nga Skifter Këlliçi
Është hera e fundit në këtë cikël që do të përmend në titull emrin e Anton Mazrekut, mësuesit e pastaj kolegut tim në mikrofon,sepse në një ditë, fundkorriku të vitit 1969,në moshën 61-vjeçare,ai u nda papritmas nga ne. Ia mori jetën një hemorragji cerebrale,shkaktuar nga tensioni,kur po kthehej në shtëpi nga një ndeshje fëmjish. U nda kështu nga jeta dhe nga futbolli. U nda më pak se një vit para se të fillonte Botërori 9-të, që do të zhvillohej në Meksikë. Unë dhe Ismet Bellova nuk do ta kishim më në mikrofonin sportiv të e Radio Tiranës, nuk do të kishim mundësi, veç të tjerash,të këmbenim mendime edhe për botërorët e futbollit, të cilat, ngaqë nuk kishim,as unë dhe as ai ende televizorë, vazhdonim t’i shihnim te miq që na prisnin krahëhapur.
Siç kam shkruar në faqet e këtij cikli, Mazreku ishte i pari gazetar që në faqet e “Sportit Shqiptar” të cilën drejtonte, u dha mundësi shqiptarëve të njiheshin,së pari me zhvillimet e Olimpiadës së Berlinit, më 1936, që e ndoqi “de visu”, siç thonë latinët,pra duke qenë vetë atje,dhe me Botërorin te zhvilluar në Francë më 1938,por këtë radhë duke përzgjedhur informacione e huajtura nga agjencitë e huaja të lajmeve dhe nga zëri i komentatorit të madh italian, Nikolo Karozio.
Kur i tregova Martelinit për këtë humbje të një njeriu kaq të respektuar në Shqipëri, edhe ai ndërmendi mësuesin e tij,pra Karozion,që ishte shuar më 1987,por në moshën 77-vjeçare. Dhe e kujtoi me dhembje për një arsye me të vërtetë të habitshme që të revoltonte.
“Karozio,-zuri të më shpjegonte Martelini,gjithnjë në një studio të Radio “Dimensione Sounos” më Romë”,-po komentonte në një ditë qershori të vitit 1970 në TV ndeshjen Itali-Izrael. Ishte ndeshja e tretë dhe e fundit në grup që “axurrët” zhvillonin më grupin e tyre,ku bënin pjesë edhe Uruguai e Suedia. Ata kishin fituar me Suedinë 1-0, barazuar me Uruguain 0-0 dhe përpiqeshin të fitonin me izraelitët, që të mos përsëritej tragjedia koreane e katër viteve të shkuara në Angli. Dhe ja, pas një harkimi nga e djathta, Riva shënoi një gol shumë të bukur më kokë. Gjyqtari kryesor, brazilian, bëri shenjë nga qendra por anësori, etiopian, lëkundi flamurin për jashtë lojë të Rivës. Karozio u shpreh: “Po ky etiopini, ç’pati?”
Mirëpo qarkulluan zëra se Karozio paskësh thënë: “Po ky zezakuc, (negrucio ital.), ç’pati kështu?” Nga qarqet qeveritare etiopiane në Romë arritën nota proteste dhe si pasojë Karozion e pezulluan nga komentimi i mëtejshëm i botërorit meksikan, ku me ne ishte bashkuar edhe komentatori i ri, Bruno Picul, madje ky u mbeti edhe botërori i tij i fundit, sepse ai u tërhoq përfundimisht nga komentimet televizive.”
I shpjegova Martelinit se më kujtohej fare mirë kjo ndeshje, por jo kjo shprehje. Edhe ai nuk kujtohej, sepse ndodhej në atë kohë në stadiumin e një qyteti tjetër meksikan.
Vetëm në qershor të vitit të kaluar,duke ndjekur në TV emisionin “La Domenika sportiva” që shihet edhe këtu në Amerikë, në një speciale dëgjova zërin autentik të Karozios në çastin e golit të Rivës, ku shfaqej shkoqur që ai nuk kishte përdorur kurrfarë shprehjeje raciste ndaj anësorit etiopian. Ky qe dhe akti i rehabilitimit të Karozios,pas vdekjes,(1987), që Martelini nuk pati mundësi ta ndiqte, se edhe ai kishte mbyllur sytë më 2004.
Meqë e nisëm me Italinë, le të vazhdojmë shtegtimin e saj. Ndeshja me Izraelin u mbyll 0-0 dhe kështu axurrët ,me një gol në tri ndeshje,(!?) e hodhën lumin dhe u ndodhën në çerekfinale kundër meksikanëve që “kishin përveshur mëngët” të ngjiteshin në majat e këtij botërori që e organizonin vetë. Por mbetën të shkordhur kur pas autogolit të Guzmanit, italianët, si të kishin ruajtur mall për gola, në këtë ndeshje zbrazën në portën e tyre tre gola të tjerë, dy nga Riva dhe një nga Rivera dhe fituan papritur 4-1.
Në gjysmëfinale i priste skuadra germanoperëndimore, e etur më shumë se kurrë për fitore të përbotshme, që u dukej se ua ishte rrëmbyer nga dora anësori Bahramov i cili kishte përligjur golin misterioz në finalen e katër viteve të shkuara në Londër, ku anglezët ishin shpallur kampionë të botës.
Por mund të mos kishin arritur në këtë gjysmëfinale, sikur trajneri i anglezëve, Remsi, të mos kishte bërë një gabim fatal. Anglezët, deri në minutën e 50-të udhëhiqnin,me gola të Malerit dhe Pitërsit. Duke pandehur se “komedia” kishte mbaruar u lejoi futbollistëve të luanin me ritme klasike, “adaggio”.Për më tepër largoi nga fusha Bobi Carltonin që “ta ruante” në takimin e ardhshëm.
Jo pa ndihmën e Bonetit që kishte zëvendësuar në portë Benksin e sëmurë,gjermanët shënuan golin e parë me anë të Bekenbauerit dhe nëntë minuta para mbarimit, Zeeleri, duke përfituar nga një dalje e nxituar e portierit anglez, barazoi. Në shtesë ishte oportunisti Myler, që e kemi parë të shënojë në portën tonë në shkurt të vitit 1971,(RF Gjermane-Shqipëri 1-0), shënoi atë gol që u dha atyre biletën të kalonin në gjysmëfinale. Kjo ishte hakmarrja e tyre për humbjen e katër viteve të mëparshme.
”Asnjë skuadër,e sidomos një skuadër e fortë si Anglia,duke udhëhequr 2-0,nuk duhej të humbiste,” deklaroi pas ndeshjes trajneri anglez Remsi.
Arritëm kështu në takimin gjysmëfinal Itali-RF Gjermane.
Më 2004, tre vjet para se të vdiste, Martelini shkroi një libër që i kushtohej kësaj ndeshjeje, ndoshta më dramatikja që është luajtur në ndonjë botëror dhe që për të cilën në hyrjen qendrore të stadiumit “Acteka” në Meksiko, është vënë një pllakë përkujtimore.
Por edhe pa lexuar këtë libër, ai që ka parë ndeshjen në TV,ruan emocione të jashtëzakonshme. Madje edhe vetë Martelini sikur përjetonte sërishmi ato çaste që u kishte dhënë shikuesve italianë. midis të cilëve edhe shqiptarë, pra edhe mua.
Rezultati 1-0 për Italinë deri në minutën e fundit të ndeshjes. Mirëpo gjyqtari meksikan, Makdonaldo,e ka shtuar lojën dy minuta.(“Ku dreqin e i gjeti ato të mallkuara minuta, – më thoshte Martelini gjatë bisedës, - sido që isha i bindur që kishte të drejtë”.Dhe pikërisht në ato dy minuta,fatlume për gjermanët dhe të mallkuara për italianët, mbrojtësi Shnelinger, në një orvatje të dëshpëruar barazon. Shtesë loje.
Janë pikërisht këto30 minuta që e bënë këtë gjysmëfinale të pavdekshme. Mosmarrëveshje midis Poletit dhe portierit Albertozi. Shënon Myleri. (“E humbëm davanë,-mendoja ato caste ,më thoshte Martelini ,-teksa fjala më mbetej në gryjë para mikrofonit”.
Dhe ja i vjen radha mbrojtësit Burgnic të barazojë, si Shnelingeri në fund të pjesës së dytë. Por është paqe e përkohshme. Të dyja skuadrat, sado të kapitura gjatë kësaj “Vaterloje”,luftojnë për fitore.Madje Bekenbaueri i dëmtuar lufton me dorë të lidhur,sepse gjermanët i kanë bërë të dyja ndërrimet.(Është hera ë parë në historinë botërorëve që FIFA me rregullore lejon ndërrime). Ndërkohë shënon Rivera.3-2.”Më së fundi po fitojmë,- kujtonte Martelini”.Por odiseja e golave nuk ka të sosur. Myleri me nuhatjen e tij prej gjahtari, barazon. Mirëpo Rivera nuk lë kundërshtarët të gëzohen. Shënon golin e katërt,goli i ngadhënjimit.‘”Vetëm atëherë u kujtova se ky ishte fundi i fundit të këtij orteku golash- pesë në gjysmë ore ,pra pesë në çdo gjashtë minuta, - më tha Martelini përfundimisht për këtë ndeshje”.
Në këto radhë,si dhe në artikujt e tjerë të këtij cikli, kam përdorur shumë shprehje të marra nga shkrimet e mia, që kam botuar gjatë këtij botërori në faqet e gazetës “Zëri i Rinisë”, shkrime që, e përsëris, u botuan me nxitjen e Dhimitër Verlit, kryeredaktor dhe gazetarit të talentuar, Luan Dibra, shkrime që për kënaqësinë time, u pritën shumë mirë nga lexuesit.
Ndërkohë, në çerekfinalet e tjera Uruguai kishte mundur më shtesë loje Bashkimin Sovjetik 1-0,Brazili-Perunë, 4-2, (një nga ndeshjet më spektakolare të këtij botërori).
Në çerekfinalen parë ndodhi një dukuri e çuditshme: gjatë shtesës Esparago shënoi të vetmin gol, pasi topi i pasuar nga shok skuadrës së tij kishte kaluar të paktën një metër vijën fundore. Mbrojtësit sovjetikë,në vend që të ruanin Esparagon, ngritën dorën lart, për të sinjalizuar gjyqtarin, i cili, “pa bërë qejfin qeder”, drejtoi gishtin tregues nga qendra. Në titullin e reportazhit që lexova atëherë për këtë ndeshje, në “Sovjetski Sport”, jo pa qortim për futbollistët rusë shkruhej: “Kur gjyqtari nuk vërshëllen, loja vazhdon”.
Kështu në finale u ndodhën Brazili dhe Italia.
Është e vërtetë që italianët qenë të telendisur nga 120 minutat e skëterrshme me gjermanoperendimorët dhe shifrat 4-1 për Brazilin ishin ndoshta të tepruara në këtë finale, (pjesa e parë 1-1 pasi Boninenja iu përgjigj golit të Pelesë). Por pjesa e dytë nuk pati histori intriguese,sepse brazilianët shënua tre gola të tjerë-Gerson, Zhairsinjos dhe në fund të mbrojtësi Karlos Alberto ,që e mbylli me një “fortissimo’”këtë finale.
“Italia nuk mund të bënte më shumë ndaj një Brazili,që deri atëherë,ishte pa dyshim skuadra më e mirë e botës”,-më tha Martelini.
Kishte edhe opinioni i tërë specialistëve që ndoqën dhe shkruan për këtë botëror. Më së fundi brazilianët kishin triumfuar duke përkryer skemën taktike 4-3-3,që anglezët e kishin përdorur më shumë zhdërvjelltësi në botërorin e kaluar, me regjisorin B. Çarlton. Në skuadër shkëlqeu jo vetëm Peleja, ndaj të cilit këtë radhë mbrojtësit kundërshtar të u treguan “kavalierë”, por edhe futbollistë të tjerë, nga mbrojtësi-sulmues, Karlos Alberto,mesfushorët Gerson e Rivelinjo dhe pas Pelesë edhe Zhairsinjo e Tostao, në sulm.
Niveli teknik i futbollit të paraqitur në Meksikë, ishte më i lartë se ai i botërorit anglez,sidomos në aspektin sulmues. Anglezët, kampionë të vitit 1966, shënuan gjithsej 11 gola, kurse brazilianët- 19!....
“Në këtë botëror rendimenti i skuadrave mund të kishte qenë edhe më i lartë, por ndikuan edhe kushtet atmosferike, madje edhe tekanjoze të klimës meksikane, me qershor shumë të nxehtë, sidomos për europianët,aq më tepër, po të kihet parasysh edhe ajri i rrallë ,për shkak të lartësisë së Meksikës mbi nivelin e detit, dhe se shumë ndeshje u luajtën në mesditë, për t’ua lëshuar vendin ndeshjeve të toreadorëve, shumë popullore në këtë vend.
Duke fituar për të tretën herë (1958,1962,1970) brazilianët u bënë zotë të përhershëm të Kupës së Botës, të mbiquajtur, siç kam shkruar, Zhyl Rime, për nder të presidentit të FIFA-së, që ishte dhe nismëtar i kësaj veprimtarie të madhe botërore
Rezultatet e fazës finale
Çerekfinale
Uruguai-B.Sovjetik 1-0 (me shtesë loje)
Italia-Meksika 4-1
Brazili-Peruja 4-2
RF Gjermane-Anglia-3-2
Gjysmëfinale
Brazili-Uruguai 3-1
Italia-RF Gjermane 4-3, me shtesë loje
Për vendin e tretë
RF Gjermane-Uruguai 1-0
Finalja
Brazili-Italia 4-1
Brazili: Feliks, Karlos, Alberto, Piaca, Brito, Everaldo, Klodoaldo, Gerson, Rivelinjo, Zhairsinjo, Tostao, Pele
Italia: Abertozi, Burgnic, Rozato, Cera, Faketi, Domengini, De Sisti, Bertini,(Juliano), Macola, Boninsenja, (Rivera)
Golashënuesi më i mirë: Myler,(RFGj) 9 gola
2 Qershor 2010