1972, hera e parë e Shqipërisë

Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Munihut, të zhvilluar në vitin 1972, të cilat ishin edhe Lojërat e 20-ta Olimpike Verore. Ato u zhvilluan nga 26 gushti deri në 11 shtator 1972. Munihu mposhti atëherë (në vitin 1966) konkurrencën e tre qyteteve të tjerë: Detroit, Madrid dhe Montreal. Në Lojërat Olimpike të Munihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Më 29 gusht 1972, peshëngritësi i "17 Nëntorit", Ymer Pampuri, (atëherë në moshën 27 vjec) theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. Por shumë i cuditshëm është fakti se pas kësaj Shqipëria jonë e dashur u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t'u rikthyer në vitin 1996 dhe për të marrë pjesë rregullisht. Për herë të fundit kemi marrë pjesë në "Athina 2004", ndërsa shtatë sportistë do të marrin pjesë në "Pekin 2008".