E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Flaka Olimpike”: 21 qytete, 21 mijë flakëmbajtës

Duke filluar nga 31 marsi, pishtari do të kalojë përmes 21 qyteteve më të rëndësishme të botës, përfshirë Londrën, Parisin, Romën, Saint Petërburgun, San Franciskon, ndërkohë që në Kinë do të shohin "live" flakën e tij 100 qytete kineze, përpara se të ndricojë stadiumin "Olimpik" të Pekinit, më 8 gusht 2008.
605 flakëmbajtës grekë do ta mbajnë atë gjatë përshkrimit të një rruge prej 1,528 km duke përshkruar 43 qytete greke. Pishtari do të udhëtojë për gjashtë ditë në Greqi dhe do të merret në dorëzim nga kinezët në stadiumin e "Panatheniatit" në Athinë, në datën 30 mars, aty ky u zhvilluan lojërat e para olimpike moderne në vitin 1896. Në të gjithë botën, ai do të mbahet nga 21 mijë flakëmbajtës.
QYTETET
Olympia - Athinë (Greqi) – Pekin (Kinë) - Almaty (Kazakhstan) – Stamboll (Turqi) – St. Petersburg (Rusi) – Londër (Britani e Madhe) – Paris (Francë) – San Francisco (SHBA) – Buenos Aires (Argjentinë) – Dar es Salaam (Tanzani) – Muskat (Oman) – Islamabad (Pakistan) – Mumbai (Indi) – Bangkok (Tailand) – Kuala Lampur (Malajzi) – Xhakartë (Indonesi) – Kanberra (Australi) – Nagano (Japoni) – Seoul (Koreja e Jugut) – Pyongyang (Koreja e Veriut) – Ho Shi Min (Vietnam) – Taipei (Taivan). Qytetet në Kinë: Hong Kong – Macau – Guangzhou – Shanghai – Nanjing – Wuhan – Lhasa (Tibet) – Ürümqi – Harbin – Shenyang – Qingdao – Qinhuangdao – Tianjin-Pekin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›