1974, Gjermania rikthehet në fron
Pjesa e dhjetë e ciklit: “80 vjet rreth planetit të futbollit, 1930-2010”. Një speciale e Skifter Këlliçit: “Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë”
Nga Skifter Këlliçi
Në maj të vitit 1970,disa javë para se në Meksikë të fillonte botërori i nëntë i futbollit e pata pyetur një inxhinier të Qendrës Eksperimentale të TV-së se a mund të kalohej figura e RAI-t dhe e televizioneve jugosllave që shiheshin shumë mirë në kanalin tonë. M’u përgjigj se nuk kishte asnjë vështirësi. Atëherë i thashë se unë isha gati të komentoja ndeshje futbolli të botërorit meksikan, duke dëgjuar komentin me kufje. Ai i gëzuar ia përcolli këtë propozim Thanas Nanos që aso kohe vazhdonte të ishte drejtori përgjithshëm i Radio Tiranës, ku përfshihej Qendra Eksperimentale e Televizionit.
Por më kot. Thanas Nano, dogmatik dhe konservatori,as që e përfilli fare këtë ide e kështu QE e televizionit, në kohën kur televizionet e huaja transmetonin Botërorin meksikan, sa për të kaluar radhën transmetonte filma artistikë dhe dokumentarë, shumica kinezë që nuk i shihte askush.
Por, në vitin 1972, Todi Lubonja që zëvendësoi Thanas dogmatikun, e pëlqeu këtë ide dhe kështu më 1972, tashmë TVSH-ja që shihej thuajse në tërë hapësirën e vendit tonë,transmetoi, së pari Kampionatin Europian të Futbollit dhe lojërat olimpike që zhvilloheshin në Mynih. Por më 1973,pas Plenumit të 4-t famëkeq që Enver Hoxha, duke u nisur nga Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH (dhjetor 1972), e ktheu në sulm ballor kundër letërsisë,artit dhe kulturës, me spastrime e dënime të rënda sidomos të vetë Todi Lubonjës, me 15 vjet burgim ,RTVSH-ja ra në dilemë. Do të transmetohej Botërori i Dhjetë, aq më tepër që zhvillohej në RF Gjermane, ende vend militarist sipas Enver Hoxhës.
Përgjigja që erdhi nga Kupola e Kuqe dhe me siguri nga vetë diktatori Hoxha ishte pozitive, se Ramiz Alia aso kohe ishte plotësisht ne hije, madje kandidat i mundshëm për t’u dënuar krahas Todi Lubonjës e Fadil Paçramit etj. , sepse ishte shefi i Propagandës dhe nën hundën e tij ishte zhvilluar kjo… goxha veprimtari armiqësore aq me tepër që Todin e kishte pasur shok të vjetër mëhalle…
Por ky transmetim u bë me një kusht: zëri i komentatorit të huaj, sidomos jugosllav, duhej hequre bashkë më të edhe zhurmat në mjediset e stadiumeve. Shkurt… filma pa zë. Megjithatë, “kur s’ke pulë ha sorrë”, siç thotë populli.
Më kujtohet se shumë sportdashës, siç më thoshin,nga ata që nuk dinin italisht, pasi dëgjonin hyrjen time me kuriozitete për skuadrat, lojtarët, kalonin te stacionet e huaja, se si mund të shijohet një ndeshje kur nuk dëgjon britmat e sportdashësve, sidomos kur bëhet gol!...
Kur ia tregoja këto “qyfyre” Martelinit, ai ngrinte supet e sikur nuk besonte për një “zbulim” të tillë të… komitetqëndrorasve”…
Po të kthehemi te ky Botëror. Për të mënjanuar teket e sistemit me mënjanim të drejtpërdrejtë pas ndeshjeve në grupe,ku rastiste që të përplaseshin dy skuadra të forta në një çift, që i hanin kokën njëra-tjetrës e në çiftin tjetër sy të dobëta nga ku kalonte në tjetër një e “kësojshme”, u vendos që pas ndeshjeve në grupe tetë skuadrat fituese të ndaheshin sërishmi në grupe që do të ndesheshin përsëri me sistem rrethi. Dy skuadrat fituese në këto grupe do të luftonin për vendin e parë pra për titullin kampion të botës dhe dy të dytat për vendin e tretë.
Ky botëror solli edhe tjetër të re: Pasi Brazili fitoi përfundimisht Kupën e botës u krijua një kupë e re, vepër e skulptorit italian Kacaniga, e quajtur Kupa e FIFA-s. Pas çdo botërori, fitueses do t’i dhurohej një kopje e origjinalit të kësaj kupe .
Natyrisht më të ethshmit për të fituar këtë kupë janë të zotë t e shtëpisë. Por ja e papritura e parë:ata humbasin me gjermanët e Lindjes ,që janë u e ku larg tyre. Por Bekenbauerit, që luajti mbrojtës i lirë,ndër më të mirët edhe sot në botë në këtë rol, me shokë nuk u bën syri bef ,ndonëse mbetet të dytët në grup pas vëllezërve të tyre “armiq”.K ili dhe Australia shkojnë në shtëpi.
Në grupin e dytë e njëjta gjë ndodh me Jugosllavinë që le pas brazilianët kamionë të botës dhe Skocinë. Që të tria kanë pikë të barabarta nga 4,por jugosllavët dhe brazilianët kanë golaverazh më të mirë. Në grupin e tretë nuk ka dyshim fitorja e holandezëve të Kruifit me shokë të tjerë të “Ajaksit”të famshëm”.Fillpas tyre vjen Suedia, kurse Uruguai dhe Bullgaria i thonë “lamtumirë” Botërorit.
“Ajo që ndodhi me Italinë,- më thoshte Martelini, ishte dramë më një akt,sepse ashtu si më 1966 “axurrët” nuk arritën veçse vendin tretë. Mundën Haitin e varfër 3-1, barazuan me Argjentinën, 1-1,por u mundën nga Polonia që do të ishte e papritura e këndshme e këtij botërori. Meqë argjentinasit “spastruan” Haitin 4-1, ishin ata që zunë vendin dytë dhe kështu u ndanë pa bujë nga ky botëror.
I kujtova Martelinit komentin e tij në këtë ndeshje. “Të dëgjoja me kufje dhe më vinte keq për gjendjen në të cilën ndodheshe,- i thashë.
“Isha vërtetë i pikëlluar,- më shpjegoi Martelini, sepse polakët shënuan dy gola me anë të Sharmakut dhe Deinës, që u kthyen në xhelatë të “axurrëve” për të cilët goli i Kapelos disa minuta para mbarimit të takimit ishte i pamjaftueshëm.”
E, megjithatë Valkarexhi, që katër vjet më parë e kishte çuar Italinë në vendin e dytë tha:”Djemtë e mi luajtëm nirë ,por nuk shfrytëzuan rastet e krijuara”.
Në prill të vitit 1973 vendin e Todi Lubonjës si drejtori i RTVSH-së e zuri përsëri Thanas Nano. Kështu i krisi në kokë Enver diktatorit. Kishte aprovuar propozimin që të largohej që andej si konservator dhe tani, siç u shpreh me shkrim mbi listën e atyre që ishin propozuar në këtë detyrë, shkruante: “...Në radio të kthehet Thanasi. Ngritje profesionale mund të mos kemi, por proçkat e Todit nuk do t’i bëjë”. Thanas Nano kishte urrejtje kaq të madhe për Todin,(dhe kjo vinte edhe nga kompleksi i inferioritetit intelektual që kishte ndaj tij, sa që duke e ditur që ai më vlerësonte si komentator, rrekej të gjente sipas tij cenin më të vogël për të më sulmuar. Kur gjate ndeshjes Itali -Poloni, në ekran u duk Valkarexhi, i drobitur që skuadra e tij po humbiste unë vura në dukje me pak fjalë këtë gjendje të tij shpirtërore. Të nesërmen Thanasi gati sa nuk më mbyti në korridor me fjalët: “ǒmerresh me atë Valkarexhin…”, thua se ai të ishte armik i …i Partisë .
Por të kthehemi përsëri te Botërori. U krijuan kështu dy grope me nga katër skuadra. Pra nuk do të kishte ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë. Dhe ja e papritura e parë: Brazili që kishte ardhur në këtë grup me dy barazime të bardha më Jugosllavinë dhe Skocinë,(0-0),u duk së pas fitores me Zairenë e panjohur, e vetmja skuadër afrikane në këtë botëror, që madje ishte shpartallua 9-0 nga jugosllavët,( por vite me pas Kameruni Gana,Nigeria…, siç do të shohim,do t’i tregonin profesorëve të futbollit se edhe ata kishin c’
të mësonin prej tyre,pra ky Brazil,u duk para Holandës fantazma e Brazilit të Pelesë që kishte triumfuar katër vjet më parë në Meksikë.
E kam komentuar këtë ndeshje natyrisht me kufje në vesh nga një studio e TVSH-së duke dëgjuar zërin e Martelinit. Kur i thashë duke u mbështetur në komentin e tij,gjatë ndeshjes Holandë-Brazil 2-0,përdora shprehjen “perëndimi i perëndisë”.ai më përgëzoi për këtë gjetje të goditur. Nuk u realizua kështu thënia e Zagallos, ish-futbollisti madh, dy herë kampion i botës më 1958-1962, tashmë trajner I kësaj skuadre, që pyetjes “A do të këtë metamorfozë Brazili, i ishte përgjigjur pa ngurrim:”Sigurisht”.Golat e Neskensit dhe Krujfit qenë gola shembullorë, që dëshmuan se futbolli total i zbatuar nga “Ajaksi” ishte një dukuri e rrallë në futbollin botëror.
Në grupin tjetër RF Gjermane pasi u hakmor 2-0 kundër Jugosllavisë që e kishte mënjanuar në botërorin e vitit 1962, (1-0), mposhti pastaj Suedinë 4-2, ku luante Edstromi, edhe sot futbollisti më i gjatë i të gjithë botërorëve (1.90), por kurrsesi më i ngathëti. Pastaj, pasi ngadhënjeu mbi Poloninë 1-0,u ndodh në finale me Holandën.
“Fitorja e gjermanëve,por nderi i holandezeve”, ky ishte opinioni i përgjithshëm i shtypit botëror ,pas kësaj ndeshjeje.
I kujtova Martelinit se trajneri gjerman Shën,pas fitores në europianin e viti 1972 kishte shprehur dyshimin nëse skuadra e tij do të ruante të njëjtën formë.
“Nuk arriti ta ruante plotësisht,-më shpjegoi.-Holanda në atë ndeshje që më e kompletuar,por në ato vite Gjermania qe më e mira.”
Në sekondën e 50-të Fogsti nuk arriti ta frenonte Kruifin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh dhe Holanda udhëhiqte 1-0. Por kur e njëjta skenë përsëritet para portës holandeze, Hënesi, po me 11-metërsh barazon. ”Kur shënova golin e dytë,-tha Myleri pas ndeshjes,- e ndjeva se do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.
Ishte lajtmotivi i “shturm und drangut”, (gjermanisht-stuhi dhe vrull) të 20 vjetëve më parë ,pikërisht më 1954 që aq shumë u përfol për arsyet që i kam renditur në pjesën e pestë të këtij cikli,sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë që kishte sjellë si përfundim një fitore të pamerituar.
Me këtë triumf,Gjermania Perëndimore dëshmoi se pas Brazilit tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzullit tokësor në futboll:dy herë kampione e botës,(1954,1974), dyta më 1966,e treta më 1970 ,e katërta më 1958 dhe në çerekfinale më 1962.
“Mbi të gjitha ,-më tha Martelini,- fitorja e vitit 1974 ishte një aksiomë dhe ajo, siç dihet, që nuk ka nevojë për vërtetim”.
I kisha premtuar Dhimitër Verlit, kryeredaktorit të “Zërit të Rinisë”, që ashtu siç kisha shkruar katër vjet të shkuara për botërorin e zhvilluar në Meksikë,të shkruaja edhe për botërorin gjerman. Por atë vit, pas Plenumit të 4-t famëkeq, në kosën e Enver Hoxhës do të binte edhe ai e do të degdisej mësues i thjeshtë i një shkolle tetëvjeçare, të Beratit, kur po mbushte 60 vjeç. Arsyeja: kishte botuar shkrime me frymë liberale…
Por edhe unë do të lija TVSH-në, mikrofonin dhe kamerën sportive, siç do të flas në pjesën tjetër të këtij cikli…
Tabela e rezultateve të fazës finale
Grupi I
Brazil-RD Gjermane 1-0
Holandë- Argjentinë 4-0
Holandë-RD Gjermane 2-0
Brazil-Argjentinë 3-1
Holandë-Brazil 2-0
Argjentinë RD Gjermane 1-1
Grupi II
RF Gjermane-Jugosllavi 2-0
Poloni-Suedi 1-0
RF Gjermane-Suedi 4-2
Poloni-Jugosllavi 2-1
RF Gjermane-Poloni 1-0
Suedi-Jugosllavi 2-1
Per vendin e tretë
Poloni-Brazil 1-0
Finalja
RF Gjermane-Holandë 2-1
Gjermania: Majer, Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hënes, Grabovski, Myler, Helcenbajn
Holanda: Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen (De Jong), Haan, Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep, Kruif (Van de Kerkof), Renzenbrink.
Gjyqtar: Teilor (Angli)
Golashënuesi i më i mirë: Lato (Poloni), 7 gola
Nga galeria e yjeve: Gerd Myler(RFGJ), Johan Kruif(Holandë), Berti Fogst (RFGJ), Gregor Lato(Poloni), Neskens(Holandë), Deina,(Poloni)
3 Qershor 2010