E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Arti i dekorimit”, ekspozitë e autorit Shefki Hadëri



Çelet sot ekspozita personale e autorit Shefki Hadëri, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 18 qershor. Do të jenë të ekspozuara tridhjetë objekte artistike dhe punime arti dekorativ, materiali i të cilave është terrakotë dhe shamotë. Autori ka jetuar qysh prej vitit 1990 e deri në vitin e kaluar në Gjermani duke ushtruar gdhendjen dhe skulpturën. Është pjesëmarrës në disa ekspozita në vendin ku ka banuar këto dy dekadat e fundit. Përveç se pjesë e grupeve projektues dhe ekzekutues të skulpturës urbane dhe objekteve të parqeve. Disa punime kanë mbetur si dëshmi e gjallë e veprës së tij në parqet e qytetit Freiburg. Teknika e punimeve të kësaj ekspozite mbart sigurisht edhe eksperiencën dhe teknologjinë gjermane sidomos materiali i baltës speciale e mirë pranuar tashmë edhe në vendet e tjera për vetinë e saj të shndërrimit me kalimin e kohës në materie tepër solide. Si dhe pjekja teknologjike në 1100-1300° celsius që e bëjnë objektin tepër rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe të përshtatshëm për mjediset e hapura urbane. Është pikërisht edhe apeli për skulpturën urbane dhe objektet e parqeve njëri prej synimeve dhe dëshirës sonë për vëmendje përmes kësaj ekspozite. Duke e vënë theksin tek përmbushja estetike e mjediseve urbane si ndikues i drejtpërdrejtë i edukimit qytetar estetiko-etik dhe ekologjisë shpirtërore, por edhe zbutjes e përmirësimit me anë të dekorimit prej arti të vetë marrëdhënieve sociale. Dhe njësh me këtë synim do ta konsideronim të dobishëm edhe kujdesin ndaj artit aplikativ, teknikave të gdhendjes, skulpturimit, krijimit dhe kompozimit të objekteve me destinacion sallonet, hapësirat e interierëve, ashtu edhe ato të shesheve e parqeve. E bashkë me këto, orientimi me traditën, me kulturën e zejeve, elementet e etnosit, afiniteti me materialet si terakota dhe guri dekorativ që përbëjnë dhe resurse të vendit, pra lidhur edhe me zgjerimin e mundësive dhe hapësirave të punësimit dhe tregjeve deri tani të kufizuara të artit, drejt atij të tipit aplikativ.E lidhur me qëllimet e mësipërme ekspozita “Arti i dekorimit” nuk prezanton pjesë retrospektive nga veprat e hershme të autorit, disa prej të cilave janë edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, por pikërisht kahjen drejt zejes dhe artistizimit të objekteve. Në Galerinë Zenit janë të ekspozuara rreth tridhjetë punime autentike të autorit, ndonëse siç dihet elementët dekorativë rimarrin njëra-tjetrën qysh prej antikitetit. Disa prej veprave janë të kategorisë pikturë-skulpturë. Dominojnë ngjyrat natyralistike të kombinuara me elementë dekorues të tipit pagan. Ashtu si dhe prania e pajisjeve teknike që realizojnë qarkullimin e ujit dhe ndriçimin duke i bërë më të afërta, utilitare dhe estetizuese për publikun që do t’i imagjinonte, pse jo, edhe në parqet e qytetit, nëse një ditë do të ketë të tilla.

Tradita etnokulturore dhe bashkohësia apel në mbrojte të saj

Tradita, kultura dhe folklor shqiptar mblodhën dje së bashku akademikë, specialistë të etnologjisë dhe folklorit shqiptar, kritikë të artit e më gjerë. Konferenca shkencore “Tradita etnokulturore dhe bashkohësia” bëri një apel që të ruhet tradita shqiptare, në një kohë kur në vendin tonë kanë hyrë shumë kultura të vendeve të tjera. Të ruajmë identitetin nacional në kushtet e integrimit evropian, ky ishte dhe apeli që bënë dje akademikët dhe specialistët e kulturës. Në fjalën e saj drejtoresha e IAKSA, Miaser Dibra vlerësoi zhvillimin e kësaj konference,duke u ndalur dhe në problemet më madhore që has sot kultura, etnologjia dhe folklori shqiptar. Trojet shqiptare nga pikëpamja etnologjike janë shumë të pastra. Populli shqiptar, si vazhdues i popujve ilir, ka një fond të pasur të kësaj lënde, që tashmë quhet pasuri etnologjike, pasuri folklorike, pasuri shkencore gjuhësore. Konferencën e përshëndeti dhe zëvendësministrja e MTKRS, znj. Suzana Turku, e cila veçse theksoi rëndësinë e kësaj konference mbi etnologjinë dhe kulturën shqiptare, vuri thekson dhe në politikat që ndjek MTKRS në këtë drejtim. Ndërkohë që një prej njerëzve më të njohur të artit skenik shqiptar, dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku u shpreh se sot tradita shqiptare po has shumë ndikime të tjera, dhe qëllimi i kësaj konference është që të hapë dhe nj debat shkencor s ai takon ruajtëse së nacionalitetit shqiptar. “Konferenca këtë ka për qëllim, të bëjë publike një stad aktual të nivelit etnologjik, folklorik në studimet e artit dhe prej kësaj natyrshëm që do të hapet një debat shkencor. Në këtë debat do të caktohen rrugët dhe detajet në të cilat duhet të kalojë dhe duhet të vazhdojë rrugën kërkimi etnologjik por dhe ai folklorik i studimeve të artit”, u shpreh dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku. Nëse do të flisnim për traditën dhe kulturës shqiptare, etnologjinë ajo është shumë pasur, tregimi popullor, fjalët e urta popullore, gjëegjëzat popullore, poezia popullore, baladat popullore,baladat legjendare, epika popullore, eposi shqiptar i kreshnikëve, këngët përpara pushtimit osman. këngët e periudhës së shtetit të pavarur shqiptar, poezia lirike, lirika familjare, këngët e lindjes e të djepit, këngët e dasmës, vajet etj, patën një trajtim të gjerë në këtë konferencë.

3 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›