Pronat e sindikatave, pronarët që disponojnë 125 objektet
Vetëm 45 objekte janë të regjistruara në zyrat e Regjistrimit të Pasurive
Qeveria përfundon inventarizimin e të gjithë pasurive të paluajtshme që kanë qenë në përdorimin e sindikatave në Shqipëri. Sipas burimeve zyrtare të Këshillit të Ministrave, janë gjithsej 125 objekte në të gjithë vendin, por vetëm 45 prej tyre janë të regjistruara në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethe. I gjithë procesi i inventarizimit nisi pikërisht në momentin kur qeveria vendosi të shtetëzojë këto prona, të cilat janë përdorur deri më tani nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, etj. Ky vendim u mor pasi kreu i qeverisë e justifikoi me faktin se sindikatat kanë qenë vetëm përdorues dhe jo pronarë. Pas kësaj, qeveria miratoi më 23 dhjetor 2009 një shtesë në vendimin për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”. Për zbatimin e këtij vendimi, u ngrit Agjencia e Inventarizimit të Pronave të Paluajtshme (AITPP), e cila është nën vartësinë e Ministrisë së Brendshme dhe që koordinoi punën me Ministrinë e Drejtësisë ( Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin); Këshillat e Qarqeve dhe autoritetet komunale dhe bashkiake.
Inventarizimi
“Gjatë këtij procesi AITPP- ja shfrytëzoi dokumentacionin e ardhur nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dokumentacionin e inventarit të mjeteve themelore të ish-bashkimeve profesionale sipas inventarit të vitit 1991, listat e inventarit që AITTP disponon për sa i përket objekteve të ish-NB, të dhënat që kanë dërguar prefekturat”, - thonë burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, “dokumentacioni i vënë në dispozicion nga ZRPP-të është i paqarte pasi në AITPP kane ardhur vetëm fotokopje të një pjese të dokumentacionit, shpesh i palexueshëm dhe pa komente për pronat për të cilat qeveria kërkoi që të jepet në një fazë të dytë informacion i detajuar dhe me komente për paqartësitë që kanë dal për prona të veçanta”.
“Në vazhdim janë listuar të gjitha pronat për të cilat ka dokumentacion ose jo nga ZRPP-të, si dhe informacioni i mbledhur nga inventarizimi dhe verifikimi fizik i objekteve”, - thonë burimet zyrtare të qeverisë. Sipas saj, “në raportin e mëposhtëm, për të gjitha pronat është bërë një përshkrim i përmbledhur për dokumentacionin e ardhur nga ZRPP –të dhe verifikimet që janë bërë në terren për këto prona”.
Në disa raste nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk ka të dhëna për pronat por pas verifikimit në terren të tyre është mbledhur informacion gojor dhe shkresor nga personat që i administrojnë objektet me qira, i kanë blerë nga Sindikatat ose nga persona të cilët i kanë blerë nëpërmjet ankandeve ose në forma të tjera.
Gjithashtu për një numër të konsiderueshëm pronash ka vendime të KKP për ish-pronarët të cilët i kanë marrë këto prona, kanë kryer investime, ose i kanë tjetërsuar. Gjithashtu në informacionet e ZRPP ka prona për të cilat janë hapur procese gjyqësore që nuk kanë përfunduar. Për secilën nga pronat e inventarizuar, Agjencia ka dhënë komente më të detajuara në formularin e inventarizimit.
Konflikti
Gjatë vitit 2009 qeveria njoftoi shtetëzimin e të gjitha pronave që kanë qenë nën administrimin e Bashkimeve Profesionale ( sindikatat ). Mazhoranca përgatiti një projektligj, të cilin e kaloi për votim në Kuvend me debate dhe kundërshtimin e ashpër të lëvizjes sindikaliste. Madje, ata kërkuan nga organizmat ndërkombëtare, si OSBE, zyra e Komisionit Evropian në Tiranë dhe Organizata Botërore e Punës (ILO ), si dhe presidenti i Republikës që të mos lejohej miratimi i këtij ligji. Por mazhoranca e votoi në Kuvend draftin. Më pas sindikatat e çuan në Gjykatën Kushtetuese ligjin, e cila nuk iu dha të drejtë mbi pronësinë e dhjetëra objekteve asnjërës prej sindikatave. Tashmë, do të bëhet shtetëzimi i gjithë këtyre pronave, të cilat qeveria do ti nxjerrë në shitje, sidomos për investitorë në fushën e turizmit dhe me të ardhurat që do të mblidhen, do të përdoren për nevojat e buxhetit të shtetit ose, siç është shprehur kryeministri, për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve.
Box 1
TË DHËNAT NË ZRPP TË PRONAVE TË SINDIKATAVE
Qarku Tiranë 18 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 3 prona.
Qarku Korçë 17 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 12 prona.
Qarku Elbasan 8 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 7 prona.
Qarku Berat 5 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Fier 12 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Durrës 10 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Kukës 6 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Dibër 5 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Lezhë 13 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Shkodër 8 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Vlorë 15 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 1 prona.
Qarku Gjirokastër 4 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
QARKU TIRANË :
1. Shtypshkronja “ 11 Shkurti” (4) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Shtypshkronjën “ 11 Shkurti”, Tiranë u konstatua: Objekti ekzistues me dy dhe tre kate , ndodhet në Rr. “Sadik Petrela”, aktualisht në pronësi të BSPSH-së.
Në këtë objekt ushtrojnë aktivitetin e tyre:
- Shkolla private “ Horizonti”.
- Fabrikë vaji private O&B shpk.
- Disko-Pab “VENY”
- Shoqëri reklamash “ GENIA”
Shoqëritë e mësipërme kanë marrë me qira sipërfaqet që disponojnë nga BSPSH. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
2. Shtëpia e Kulturës “Josif Pashko” (60) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Shtëpinë e Kulturës “Josif Pashko” u konstatua:
Ndërtesa nuk ekziston. Mbi truallin e saj është ndërtuar një objekt, pronar i të cilit është z. Agim Estrefi i cili ushtron aktivitet privat “Punime duralumini dhe druri”.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
3. Pallati i Kulturës “Tekstilisti” (3) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Pallatin e Kulturës “Tekstilisti”, Tiranë u konstatua :
Ndërtesa me dy kate, ndodhet në Njësinë Administrative nr. 6 (Kombinati Tekstilit). Ndërtesa është në pronësi të Këshillit Sindikal të Shqipërisë.
Kati i parë është kthyer në dyqane dhe lokale dhe është dhënë me qira nga KSSH.
Kati i dytë është dhëne me qira nga KSSH dhe aktualisht është Shkolla e Formimit dhe Studimit Sindikal (Fondacion Italian).
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
4. Shtëpia e Kulturës “Marikaj” (78) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Shtëpinë e Kulturës Marikaj, Bashkia Vorë u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese me dy kate. Kjo ndërtesë ka qenë pronë e Këshillit Sindikal të Shqipërisë, por i është transferuar në pronësi Bashkise Vorë në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001.
Sipas verifikimit të bërë në vend, rezulton se kjo pronë është blerë nga Z. Qemal Baki Mara, i cili është dhe pronar i truallit (kjo me vendim njohje pronësie nga KKKP).
Objekti ish - Shtëpi Kulture i është blerë KSSH-së. Sipërfaqja e objektit është 516 m2 dhe funksionon si bar - restorant.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
5. Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” (102)sipas informacionit të ZRPP-së kjo pronë ju është kthyer pronarëve pjesërisht (Detaje janë përshkruar në formularin e pronës), nga 1700 m2 në total që është prona ju është kthyer pronarëve 1372 m2.
Pjesa e mbetur prej 328 m2 nuk ka ndryshuar pronësi shtet + sindikatat.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”, Tiranë u konstatua:
Objekti ekzistues tre kate së bashku me truallin, aktualisht me vendim të KKKP-së i është kthyer ish- pronarëve Shyqyri, Qazim dhe Haver Haveriku. Në këtë objekt ushtron aktivitetin e tij Universiteti Privat “UFO”.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
6. Shtëpia e Kulturës “Kamez” (97) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Shtëpinë e Kultures Kamëz, u konstatua:
Godina me dy kate ndodhet në qendër të Bashkisë Kamëz. Objekti është privatizuar në vitin 1996 dhe me pas pronarët ja kanë shitur ketë pronë Kishës Katolike. Aktualisht objekti funksionon si kishë dhe është në pronësi të kishës, trualli është pronë e shtetit.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
7. Shtëpia e Kulturës “Valias” (49) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Shtëpinë e Kulturës Valias, Bashkia Kamëz u konstatua:
Objekti “Salle Kulture”, është privatizuar dhe aktualisht banojnë familjare.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
8. Shtëpia e Kulturës “Mushqeta” (2)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Shtëpinë e Kulturës Mushqeta, komuna Kërrabë u konstatua:
Ky objekt është një ndërtesë me dy kate, në pronësi të Sindikatës së Minatorëve ( Minierës së Qymyrgurit Kërrabë).
Aktualisht objekti i boshatisur dhe gjysmë i shkatërruar. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
9. Shtëpia e Kulturës “Kërrabë” (77)nga informacioni i ZRPP- së Tiranë pronës i është shitur vetëm ndërtesa nga Miniera e Qymyrgurit Kërrabë ndërsa trualli i është kthyer pronarit nga KKP të rrethit Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Shtëpinë e Kulturës Kërrabë u konstatua:
Ky objekt ka një ndërtesë 1-katëshe, shitur nga Miniera e Qymyrgurit Kërrabë, z. Astrit Vaka i cili është dhe pronar i truallit. Trualli i është kthyer me vendim të KKP. Aktualisht objekti funksionon si njësi tregtare. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan
10. Shtëpia e Pushimit të Punëtoreve “Dajt” Vila dhe ish -Kampi i Pioniereve Dajt (Pallati i Madh) (28,29)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Shtëpinë e Pushimit të Punëtorëve “Vila” dhe ish -Shtëpia e Pushimit të Pionierëve “Pallati i Madh” Dajt , Tiranë u konstatua:
Te dy objektet janë në pronësi dhe administrohen nga Shoqëria Anonime “ DAJTEL”.
Aksionerë të kësaj shoqërisë janë: 45% Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civile të Mbrojtjes e Rendit Publik dhe 55% nga Z. Agim Selimi. Kjo shoqëri është krijuar në vitin 1993 me qëllim që të rinovojë kompleksin e ndërtesave “Hotelet e Malit të Dajtit” dhe të mirëmbajë kompleksin e rinovuar si një hotel, restorant, bar dhe holl për rregullime dhe ngjarje të veçanta. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve “Vila” është në proces restaurimi, ndërsa Shtëpia e Pushimit të Pionierëve “Pallati i madh” Dajt funksionon si Hotel Restorant. Në pronësi të Shoqërisë Anonime “ DAJTEL” është edhe një sipërfaqe toke prej 8 hektarë. Pronat ndodhen në territorin e komunës Dajt.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
11. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve “Dajt” Barakat(1) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Kampin e Punëtorëve Dajt (barakat), Tiranë u konstatua:
BSPSH-së e ka dhenë objektin me qira për një periudhë 20 vjeçare.
Aktualisht objekti quhet “King Park”, dhe funksionon si kompleks bar-restorant- hotel dhe administrohet nga qiramarrësi Sejdin Zëre.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
12. Sallat e lojërave ”Nr. 1 dhe Nr. 2 “ Kavajë (114)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Kavajë. Këto prona nuk u identifikuan në terren pasi nuk kishte informacion për vendndodhjen e tyre.
13. Shtëpia e Kulturës “Gosë ” Kavajë(119) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Kavajë.
Pas verifikimit në komunën Gosë për Shtëpinë e Kulturës, u konstatua:
Objekti Shtëpi Kulture nuk ekzistonte. Mbi një pjesë të truallit të këtij objekti janë ndërtuar zyrat e Gjendjes Civile të Komunës Gosë. Pjesa tjetër e truallit ngjitur me ndërtesën e komunës është e lirë.
14. Shtëpia e Pushimit të Pioniereve Golem (73,74,75,76,)sipas informacionit nga ZRPP- ja në emër të BSPSH kanë qenë të regjistruara pasuritë 305/3, 305/2, 305/1, 304/1 sot gjendja juridike e këtyre pasurive figuron pronë private konkretisht :
Pasuria 305/1 në emër të 5 personave,
Pasuria 305/2 në emër të 28 personave,
Pasuria 305/3 në emër të 1 person,
Pasuria 304/1 në emër të 2 personave,
Kjo pronë është e ndarë në 4 formularë sepse është e ndarë sipas bashkëpronarëve të pronës.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Shtëpinë e Pushimit të Pionerëve Golem-Kavajë, u konstatua:
Kampi ditor i pionierëve dhe kampi i punëtoreve janë prishur, objektet e tyre nuk ekzistojnë. Mbi truallin e tyre janë ndërtuar vila dhe pallate private.
Tek ish objektet e kampit te studentëve ekzistojnë disa baraka dhe objekte të rindërtuara në të cilat aktualisht jetojnë familjarë.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
QARKU KORÇË
1. Shtëpia e Pushimit të Punëtoreve Korçë(11) nga informacioni i ZRPP- së Korçë është transkriptuar në nr. 15/20, datë 20.02.2001 në emër të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Për objektet e kampit është regjistruar e drejta e parablerjes në emër të subjektit Roland Demko për sipërfaqen 4632.8 m2, nga kjo ndërtesë 666 m2.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Kampin i Punëtorëve Korçë, u konstatua:
Objektet janë marrë me qira nga Firma e Ndërtimit “KOTEKO” sh.p.k përfaqësuar nga z. Thanas Kote dhe z. Rezart Kote, për një periudhë deri ne 31.12.2020. Objekti është dhënë me qira nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Aktualisht objekti quhet Q.B Hotel “ KRISTAL”, dhe administrohen nga qiramarrësi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan
2. Salla e Lojërave Korçë (50)nga informacioni i ZRPP- së Korçë rezulton se është në pronësi të BSPSH dhe KSSH.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Sallën Lojërave në Qytetin e Korçës” u konstatua:
Ndërtesa funksionon pjesërisht si sallë bilardoje dhe pjesërisht është e lirë. Kjo pronë pretendohet të merret nga ish-pronarët e vjetër dhe aktualisht është në proces gjyqësor.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
3. Shtëpia e Kulturës Maliq(72) nga informacioni i ZRPP- së Korçë konstatohet se me numër 192/9, datë 20.5.1995, është regjistruar një Akt-Marrëveshje midis BSPSH dhe KSSH nëpërmjet të cilës kjo prone është e ndare midis KSSH 50% dhe BSPSH 50% .
Pas verifikimit dhe inventarizimit u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese 2-katëshe. E gjithë ndërtesa është restauruar dhe është në pronësi të Bashkisë Maliq transferuar ne bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001. Funksionon si Shtëpi Kulture.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
4. Shtëpia e Kulturës Pojan(82) nga informacioni i ZRPP- së Korçë është shitur prej Qendrës Administrative të objekteve kulturore të sindikatave dhe është regjistruar në emër të Mevlude Korkuti. Më tej prona është transkriptuar në Nr.185/7, datë 23.08.199 dhe nr 204/7, datë 03.11.199.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Sallën e Kulturës Plasë (kinoklub), Korçë u konstatua:
Objekti ekzistues është me dy kate. E gjithë ndërtesa është restauruar. Objekti është shitur dhe aktualisht është ne pronësi të Znj. Alma Belortaja dhe
Z. Dhimitrios Triminos. Objekti është hipotekuar në emër të sipërpërmendurve me vërtetim pronësie nr. 61/9, datë 02.06.2005. Sipërfaqja e ndërtimit është 450 m2 dhe trualli 1320 m2.
Pasuri të luajtshme nuk u identifikuan.
5. Shtëpia e Pushimit të Punëtoreve Dardhë(10) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Korçë. Pas verifikimit dhe inventarizimit në pronën Shtëpia e Pushimit të Punëtoreve Dardhë, u konstatua:
Objekti ekzistues me tre kate. Aktualisht funksionon si hotel dhe restorant.
Ky objekt është dhënë me qira nga BSPSH-së dhe disponohet nga z. Fatmir Rakipi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
6. Salla e Kulturës Mborje-Drenovë(81) nga informacioni i ZRPP- së Korçë është shitur dhe transkripimi i fundit është në vitin 1994 në emër të Vangjel Jorgji Samara. Objekti nuk ekziston. Trualli është bosh dhe i rrethuar.
7. Salla e Kulturës Vashtmi (80) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Korçë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- sallën e Kulturës Vashtëmi, në komunën Libonik u konstatua:
Objekti ekzistues, ndërtesë një 2-katëshe, e dëmtuar. Aktualisht privatizuar dhe blerë nga z. Demir Dumali. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
8. Shtëpia e Pushimit të Puntoreve Voskopojë(9) nga informacioni i ZRPP- së Korçë konstatohet se është regjistruar në vol. 8, fq. 228 zk. Voskopojë, me sipërfaqe 28 774 m2 truall. Kjo pasuri ka kufizim sepse ka mbivendosje. Me VKKP për sipërfaqen 1500 m2 BSPSH është pajisur me certifikatë pronësie.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Kampi i Punëtorëve Voskopojë, u konstatua:
Në këtë pronë ekziston vetëm trualli, pasi objektet e këtij kampi janë tërësisht të rrafshuara. Sipërfaqja e këtij trualli është 28000 m2 dhe nga komuna kërkohet që kjo sipërfaqe të kalojë në pronësi të saj.
Në këtë sipërfaqe është miratuar plani urbanistik nga KRTRSH si zonë turistike.
Informacioni i mësipërm është marrë nga Komuna Voskopojë.
9. Kampi i Pionierëve Voskopojë(8) nga informacioni i ZRPP-së Korçë rezulton se është ndarë në disa pasuri në emër të BSPSH, kontratë e qirasë janë bllokuar në datë 27.03.2008 me urdhër të Regjistruesit Korçë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit ne ish Kampi i Pionierëve Voskopoje, u konstatua:
Në territorin e këtij kampi gjenden tre objekte ekzistuese. Objektet janë me dy kate dhe janë të restauruara. Të gjitha objektet janë dhënë me qira. Qiradhënësi është BSPSH-ja e përfaqësuar nga z. Gëzim Kalaja dhe qiramarrësi është “Hotel Park Voskopoja” shpk, përfaqësuar nga z. Agron Liço dhe Anesti Vrahoriti. Objektet janë marrë me qira për një periudhë 20 vjeçare, nga viti 2008 deri në vitin 2028.
Përveç objekteve ekzistuese, në sipërfaqen e këtij kampi janë bërë dhe ndërtime të reja (vila të vogla druri). Pasuri të luajtshme nuk u identifikuan.
10. Salla e lojërave Ersekë (7) nga informacioni i ZRPP- së Ersekë për këtë pronë del se ekziston një kontratë shitje me privatin, regjistrimi i së cilës është pezulluar me urdhrin Nr.1. 21.6.2007 të regjistruesit Kolonje, prona është në pronësi të Konfederatës së Sindikatave.
Pas verifikimit dhe inventarizimit ne ish-Sallën e Lojërave Ersekë, u konstatua:
Objekti ekzistues në katin e parë të një pallati 4-katësh. Godina ndodhet ne qendër të qytetit. Objekti është ndarë në tre ambiente dhe administrohet: a)Ambienti i parë administrohet nga z. Bashkim Çabej dhe funksionon si sallë bilardoje. b)Ambienti i dytë është kthyer ne salle lojëra fati. c) Ambienti i tretë është marrë me qira nga FAF (Shoqëria e Parë e Zhvillimit Financiar dhënë me qira nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
11. Shtëpia e Pushimit të Puntoreve Pallati Nr.1 Pogradec (6)nga informacioni i ZRPP- së Pogradec del se prona i është sekuestruar KSSH .
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Kampin e Punëtorëve (Pallati 1) Pogradec u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese, e restauruar dhe funksionon aktualisht si Hotel “ KALAJA”. Adresa e objektit është : Lagjia nr.1, Rr. Dëshmorët e Pojskës. Objekti është dhënë me qira të tretëve.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
12. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Pallati Nr.2 (5) nga informacioni i ZRPP-
së Pogradec del se prona është venë në sekuestro konservative në emër të
debitorit Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me qëllim shlyerjen e detyrimit.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Kampin i Punëtorëve (Pallati 2) Pogradec u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese, e restauruar dhe aktualisht funksionon si Hotel “ EURO- KORÇA”. Adresa e objektit është: Lagja Nr.1, Rr. Dëshmorët e Pojskës. Objekti është dhënë me qira të tretëve. Pasuri të luajtëshme nuk u konstatuan.
13. Kampi i Punëtorëve ( Kopësht + Çerdhe ) Pogradec (100) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Pogradec.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti është pjesërisht i rrënuar. Ky objekt ju është blerë sindikatave nga pronarët e truallit me të drejtën e parablerjes. Të cilët kanë vendim njohje për truallin dhe të drejtën e parablerjes për objektin. Aktualisht është hapur një proces gjyqësor për truallin.
14.Kampi i Pionierëve Pogradec(95) nga informacioni i ZRPP- së Pogradec trualli është në pronësi të disa bashkëpronareve. Nga kjo sipërfaqe 155 m2 janë në pronësi të BSPSH.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Kampin i Pionierëve Pogradec, u konstatua:
Nga verifikimi i bërë në vend, rezulton se: Objektet e ish - Kampit të Pinonierëve nuk ekzistojnë. Trualli është dhënë për ndërtim nga pronarët. Aktualisht mbi këtë truall po bëhen ndërtime (pallate banimi). Detaje jepen në formularin e pronës.
15.Sallë Kulture NB Pogradec. (48) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Pogradec.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Sallën e Kulturës NB Pogradec, u konstatua: Objekti është kthyer në banesë, zënë nga familjarë.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
16. Shtëpia e Kulturës Guri i Kuq Pogradec (79)nga informacioni i ZRPP- së Pogradec kjo pronë është në pronësi të privatit, të cilët zotërojnë certifikata pronësie.
Pronarët janë: Fatmir Rakipi, Mynyr Oranlliu, Avni Gjata, Ibrahim Sulellari, Beshir Gjata, Hekuran Meçe.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Shtëpinë e Kulturës Guri i Kuq, Pogradec u konstatua se ndërtesa është kthyer në shtëpi banimi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
17. Sallë Kulture Velçan Bishnicë (105)nga ZRPP- ja Pogradec ka një vërtetim pasurie të datës 9.2.2004 për regjistrimin e kësaj prone në emër të BSPSH. BSPSH me datën 18.11.2004 i është drejtuar ZRRPP-së Pogradec me një shkresë, për të mos penguar pajisjen me certifikatë pronësie për këtë pronë. Nuk kemi informacion të mëtejshëm për sa më sipër.
QARKU ELBASAN
1. Pallati i Kulturës “ Metalurgu” (96) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan prona figuron pjesërisht në emër të privatit Z.Reshit Skilja dhe pjesërisht në emër të KSSH. Prona është e bllokuar nga zyra përmbarimore Tiranë me shkresën nr. 4308,datë 2.5.2007.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Pallatin e Kulturës “ Metalurgu” , Elbasan u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese me dy kate. Adresa e pronës është: Lagja. “ Çlirim”, qendër Elbasan.
Kati i parë është kthyer në dyqane që kryejnë veprimtari të ndryshme. I gjithë kati i parë i është shitur z. Reshit Skilja.
Kati i dytë është në pronësi të Këshillit Sindikal të Rrethit, BSPSH-se, dega Elbasan. I gjithë kati është dhënë me qira nga Këshilli Sindikal i Rrethit me përfaqësues Kolë Nikolla, Z. Astrit Elezi e ka marre me kontratë qiraje deri ne vitin 2020 dhe funksionon si lokal.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
2 .Sallë e Kulture ish-NB Elbasan(12) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan kjo pronë është në pronësi të BSPSH dhe KSSH Elbasan. Pas verifikimit dhe inventarizimit në Sallën e Kulturës NB Elbasan u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese me dy kate. Adresa e pronës është: Në të dalë të Elbasanit, 200 m pas Urës së Zaranikës, (ish zyrat e NSHU-së).
Kati i parë disponohet nga firma private e përpunimit të duraluminit “PESPA”
Kati i dytë është kthyer në shtëpi banimi ku janë vendosur pesë familje.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
3. Salla e Kulture ish-NB Peqin(98) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Peqin.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Sallën e Kulturës NB Peqin u konstatua:
Ndërtesa nuk ekziston. Trualli i është kthyer pronarëve.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
4. Sallë Kulture ish-NB Cërrik (83) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan kjo pronë është në pronësi të privatit Z. Izet Bullari i cili e ka blere nga Z. Edmond Beshiri. Pas verifikimit në ish Sallën e Kulturës Cërrik u konstatua: Ndërtesa 1-katëshe është kthyer në shtëpi banimi. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
5. Shtëpia e Kulturës Cërrik(69) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan kjo pronë është në pronësi të BSPSH Elbasan.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Kinemaja e Cërrikut u konstatua: Ndërtesa ekzistuese me dy kate. Prona ndodhet në qendrën qytetit dhe i ka kaluar në pronësi të Bashkisë Cërrik, transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001
Si pasuri të luajtshme në sallën e kinemasë u inventarizuan 36 karrike.
6. Shtëpia e Kulturës Prrenjas (71) nga informacioni i ZRPP -së Librazhd kjo pronë është në pronësi të Bashkisë Prrenjas transferuar ne bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001.
Pas verifikimit në ish- Shtëpinë e Kulturës Prrenjas u konstatua:
Ndërtesa me dy kate, e pa restauruar dhe pjesërisht funksionon si klub për moshat e treta dhe pjesa tjetër bosh. Si pasuri të luajtshme në sallën e kinemasë u inventarizuan 100 karrike.
7. Salla e Kulture ish-NB Belsh (70) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan trualli nën këtë ndërtesë i është kthyer pronarit. Ndërtesa është pronë Bashkisë Belsh. Pas verifikimit në ish-Sallën e Kulturës NB Belsh u konstatua:
Ndërtesa me një kat është restauruar nga Ministria e Kulturës dhe ka kaluar në pronësi të Bashkisë Belsh.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
8. Shtëpi Pushimi Gjinar Elbasan (104) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan, rezulton se gjykata e shkallës së parë Elbasan me vendimin e datës 30.1.1993 vërteton faktin juridik të pronësisë të KSSH mbi shtëpinë e pushimit Gjinar e cila përmban 50 dhoma.
Nuk është kryer identifikimi fizik për arsye të infrastrukturës.
QARKU BERAT
1. Pallati i Kulturës Poliçan (15)nga informacioni i ZRPP –së Skraparit kjo pronë është në pronësi të BSPSH, me kontratë qiraje midis BSPSH dhe bashkisë Poliçan,kontrata e qirasë është për një afat 15 vjeçar.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Pallatin i Kulturës Poliçan (kinema-kinoklub) u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese me dy kate, rikonstruktuar nga Bashkia Poliçan. Prona ndodhet në qendër të qytetit, (përballë Bashkisë).
E gjithë ndërtesa është dhënë me qira nga BSPSH-ja me përfaqësues Z. Gëzim Kalaja. Bashkia e Poliçanit do te përdorë pronën nga 01.05.2005 deri 01.12.2020.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
2. Shtëpia e Kulturës Kuçovë (14)nga ZRPP–ja Kuçovë nuk ka informacion për këtë pronë, sipas kësaj zyre kjo pronë është e regjistruar në ZRRP –në Berat).
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Shtëpinë e Kulturës Kuçovë u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese e cila gjendet në qendër të qytetit është në pronësi të Këshillit Sindikal të Konfederatës Shqiptare. Në këtë ndërtesë ambientet janë dhënë me qira, si më poshtë:
Z. Shkëlqim Pallaveshi ka me qira një ambient Bar-Kafe, llotosport.
Z. Vladimir Brusho ka me qira magazinën.
Pjesa tjetër e ndërtesës është bibliotekë dhe administrohet nga Bashkia.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
3. Shtëpia e Re e Kulturës Kuçovë (51)nga informacioni e ZRPP–së në Kuçovë, kjo pronë figuron në pronësi private të Z. Petrit Jaçe, por nuk është e regjistruar në sistem sepse nuk është e ndërtuar, në ZRPP figuron livadh. Për këtë pasuri është hapur proces gjyqësor.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Shtëpinë e Re të Kulturës Kuçovë u konstatua:
Objekti ekzistues ndodhet në qendër të qytetit. Është konstruksion objekt-kollona (dy kate) dhe ambienti përreth.
Prona është në proces gjyqësor midis pronarit Z. Petrit Jaçe dhe ZRPP.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
4. Kinemaja Kuçovë (84) nga informacioni i ZRPP-së Kuçovë në regjistrin hipotekor është e regjistruar në pronësi të privatit Skender Jaçe por në sistem është në pronësi të shtetit. Për këtë pasuri është hapur proces gjyqësor.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Kinemanë Kuçovës u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese ndodhet në qendër të qytetit Kuçovës. Prona i është shitur Z. Skënder JAÇE nga BSSH.
Z. Skënder JAÇE për këtë pasuri është në proces gjyqësor për saktësim kufijsh për objektin më sipër dhe truallin përreth tij, me ZVRPP Kuçovë.
5. Pallati i Kulturës Tekstilisti Berat (13) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Berat.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Pallatin e Kulturës “Tekstilisti” Berat u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese është me dy kate dhe ndodhet në qendër të qytetit të Beratit.
Ndërtesa administrohet 50% nga BSPSH dhe 50% nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura.
Ndërtesa aktualisht është e ndarë në ambiente të ndryshme të dhëna me qira.
Sallë bilardoje, marrë me qira nga z. Flamur Mjeshova dhe Përparim Tabaku, Mevlud Mjesholla, Maks Çuedari. Dyqan materiale ndërtimi, marrë me qira nga Z. Ferdinand Dardha. Në këtë ndërtesë gjithashtu gjendet dhe salla e kinemasë marë me qira nga Z. Arjan Arifi. Lokal-Llotosport marrë me qira nga z. Mevlud Mjesholla.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
QARKU DURRES
1. Salla e lojërave Thumanë (68) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Krujë.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se kjo ndërtesë është në pronësi të komunës Thumanë transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001. Objekti është në rikonstruksion nga komuna dokumentacioni ishte djegur në 1997.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
2. Pallati i Lojërave Rinia, Krujë(33) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Krujë.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se kati i pare është zënë nga familjarët dhe përdorej si banesë ndërsa kati i dytë i godinës ishte i shkatërruar jashtë funksionit.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
3. Shtëpia e Kulturës Sukth(32) nuk ka informacion nga ZRPP–ja Durrës. Nga verifikimi fizik, rezultoi se godina është nxjerrë në ankand nga BSPSH dhe është privatizuar. Nuk ka dokumentacion për personat që e kanë privatizuar. Aktualisht funksionon pjesërisht si lokal dhe pjesërisht pa funksion.
4. Shkolla e Ish-Bashkimeve Profesionale Plazh Durrës (115).
Nga dokumentacioni i ZRVPP- së, Durrës, rezultoi se shkolla ka qenë në pronësi të BSPSH KSSH, SN, SP,LPS, dhe SPM në bazë të regjistrit hipotekor nr.867 dt 17.02.1993. Ky dokument i është lidhur formularit të kësaj prone, nuk kemi dokumentacion tjetër për statusin juridik të pronës sot.
Nga verifikimi fizik, i objektit rezultoi se ndërtesa ishte kthyer nga pronari i shoqërisë “Perla” në banesë.
5. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Godina e Vogël (19) nuk ka informacion nga ZRPP–ja Durrës.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se i është dhënë me qira Shoqërisë “Dart” sh.p.k nga KSSH. Nga shoqëria “Dart” na u paraqit një kontratë qiraje lidhur me KSSH e cila përfundon në 31.12.2020. Ndërtesa funksiononte si Hotel-Bar- Restorant.
6. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Godina e Madhe(20)
Nga ZRVPP-ja Durrës, rezulton se është pronë BSPSH në regjistrin hipotekor me nr. 4500, dt 01.04.1994. Prona përfshin godinën 4 kate në formën “L” me anekset e saj 1 e 2 kate, si dhe dy vila njëra 1 kat dhe tjetra me 2 kate. I gjithë territori është i rrethuar me avlli dhe ka disa porta. Sipërfaqja totale e pronës është 27 300 m2. BSPSH ka krijuar një sh.p.k sipas aktit të themelimit BSPSH 40% , Afërdita Hafizi 20% dhe Stavroula Hatziaposolou 40% me emrin tregtar “HEART” Ltd. Sipas vërtetimit hipotekor të ardhur nga ZRPP-ja Durrës me vendim të gjykatës Tiranë Nr.4584, datë 30.12.1998 prona i mbetet BSPSH. Në datën 17.2.1999 BSPSH, ka lidhur një kontratë qiraje me Perla sh.p.k për 20 vjet e cila përfundon në datën 17.2.2020. Sipas kësaj kontrate qiraje dy vilat pjesë e kësaj prone nuk i janë dhënë me qira “ Perla “sh.p.k.
Pas verifikimit fizik të objektit rezulton se objekti funksionon si hotel “Florida”.
Në bazë të kontratës së qirasë së sipër-përmendur.( Sqarojmë se dokumentacioni i ZRPP-së Durrës nuk është i qarte për të identifikuar saktë të dhënat e pronës).
7. Shtëpia e Kultures Manze(23) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Durrës.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti është në pronësi të BSPSH. Për këtë fakt nuk kemi dokumentacion. Objekti i është dhënë nga BSPSH me qira Z.Agim Hasa.
8.Pallati i Lojrave Durrës(22) nga informacioni ZRPP– së Durrës prona figuron në pronësi të BSPSH, KSSH, SN, SP, LPS, SPM sipas dokumentit hipotekor me nr. 869, dt. 17.02.1992.
Nga verifikimi në fakt nga personat që ushtronin aktivitet tregtar në këtë objekt na u dorëzua dokumenti hipotekor me nr. 57, datë 9.9.2004 në emër të pronarëve Rama dhe Kadiu. Ky dokumentacion nuk na është vënë në dispozicion nga ZRPP –ja Durrës. Për sa më sipër nuk mund të shprehemi qartë për statusin juridik të pronës sot.
9. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Qaf Shtamë(108) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Krujë. Komuna Cudhi përmes vërtetimit hipotekor nr. 564/1, datë 15.101996, konfirmon se ky objekt është regjistruar në regjistrin hipotekor me nr.147 28.4.1994 si pronë e BSPSH. Përmasat e pronës në formular janë plotësuar nga NJ.Q.V.
10. Shtëpia e Pushimit të Pionierëve Qemal Stafa(21)
Nga ZRVPP –ja Durrës, rezulton se është prone e hipotekuar në pronësi të S B Minatorëve dhe Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë me dokumentin hipotekor nr. 4751 dt. 18.05.1994.
Nga verifikimi fizik, rezultoi dhënë me qira shoqërisë “Tropikal”
QARKU FIER
1. Sallat e lojrave Nr.2 Fier(113) sipas informacionit nga ZRPP-ja Fier kjo pronë figuron në emër të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me vërtetim hipotekor nr. 260 dt 16.09.08.
Nuk u arrit verifikimi fizik i objektit.
2. Pallati i Kulturës Patos (18) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Patos.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se Sindikatat e Pavarura të Punonjësve të Naftës e kanë dhënë me qira objektin. Nga personat që e administronin nuk na u paraqit asnjë dokumentacion.
3. Shtëpia e Kultures (Kinoklubi) Ballsh(86) nga informacioni i ZRPP-së për këtë pronë del se ka një kërkesë për rregjistrim në ZRPP nga KPTHN, KSSH, SN,BSPSH, të cilat nuk kanë kryer regjistrimin për shkak të bllokimit të praktikave nga ZRPP-ja qendrore një pjesë e objektit është në sekuestro konservative ndërsa për pjesën e mbetur ekzistojnë kontrata shitje midis KSSH, SN,BSPSH, me disa persona privat të cilët kanë vërtetime hipotekore për pjesën e tyre. Në përfundim prona është pjesërisht e Sindikatave dhe pjesërisht privat.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se funksiononte pjesërisht, një pjesë bibliotekë dhe pjesa tjetër dhënë me qira.
4. Shtëpia e Kulturës Rokovec (67) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Patos.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se funksiononte si pallat kulture transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001 në pronësi të bashkisë Roskovec.
Me VKM nr.1175, datë 20.8.2008 bashkisë Roskovec i është bërë transferimi paraprak i kësaj prone pasi nuk ka përfunduar procesi për këtë njësi vendore.
5. Shtëpia e Kulturës Levan(85) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Fier .
Nga verifikimi fizik, rezultoi se ky objekt ishte jashtë funksionit. Nga dokumentacioni i siguruar, pas verifikimit në fakt nga personat që e administronin pronën na është vënë në dispozicion kontrata e shitjes midis BSPSH-së dhe Z. Vendim Cervanaku për një pjesë të pallatit të kulturës dhe konkretisht “Sallën e Pallatit të Kulturës”. Ndërsa nga Z.Azbi Hoxha na u dorëzua vërtetimi hipotekor me nr. 667, datë 09.07.2002 për pronësinë e truallit dhe aneksit të Pallatit të Kulturës Levan.
6. Shtëpia e Kultures Grecalli (47)nuk ka informacion nga ZRPP – ja Fier .
Nga verifikimi fizik, rezultoi se, objekti ka qenë pronë e Konfederatës, por është kthyer në banesë prej 20 vjetësh.
7. Shtëpia e Kultures Povelçe(110) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Fier .
Këtë objekt e përdor komuna Dërmenas. Te dhënat për sipërfaqen janë plotësuar në formular.
8. Salla e Lojrave Lushnje (112)nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnje.

9. Salle Filmi Saver(17) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnje.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se BSPSH -ja objektin ja ka dhënë me qira Z.Dalip Gjyshja.
Objekti funksionon si lokal.
10. Salle Filmi Gradisht(103) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnje.
Nuk u bë identifikimi i objektit.
11. Sallë Filmi Çermë (68)nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnje.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit.
Me VKM nr.39, datë 16.1.2008 komunës Tërbuf i është bërë transferimi paraprak i kësaj prone pasi nuk ka përfunduar procesi për këtë njësi vendore.
12. Shtëpia e Pushimit të Puntoreve Divjakë(16) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnjë.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civil të Mbrojtjes dhe Rendit Publik të Shqipërisë, ka lidhur një kontratë enfiteoze me shoqërinë “Argena”sh.p.k duke filluar nga data 10.3.2003 deri më datën 10.3.2020. Objekti funksionon si hotel.
Qarku Kukës
1. Salla e Kulturës, Miniera Gjegjan, Komuna Tërthore(56)
Nga ZVRPP, Kukës figuron e regjistruar me emërtimin “Shtëpia e Kulturës’, por nuk disponon dokumentacion për njohje pronësie nga ana e Sindikatave të Pavarura.
Nga verifikimi në vend rezultoi që ndërtesa të jetë shkatërruar.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
2. Salla e Lojrave Kukës, Bashkia Kukës(88)
Nga ZVRPP, Kukës figuron se Sindikatat e Pavarura nuk kanë dokumentacion për njohje pronësie.
Nga informacioni del se këto pasuri janë privatizuar nga AKP, përfaqësuesit të ndërmarrjës Art-Ndryshime si dhe blerësve :
a) kontratë shitje mes AKP dhe blerësit Gazmend Elezi njësia tregtare;
akt shitblerje trualli mes AKP dhe blerësit Gazmend Elezi njësia tregtare, bazuar me ligjin 7501/neni 13, sip trualli 91 m2.
b) kontratë shitje mes AKP dhe blerësit Ylber Elezi, ku ky i fundit bie dakort të paguajë qiranë e truallit dhe të blejë aktivitetin e ndërmarrjes tregtare bashkë me zinxhirin tregtar akt shitblerje mes AKP dhe blerësit Ylber Elezi, të truallit me sip 7645 m2 për sallë lojrash, bazuar ne nenin 3 të ligjit 7501, datë 19.7.1991.
3. Salla e Kulturës, Bashkia Krumë(54)
Nuk ka informacion nga ZVRPP.
Nga verifikimi fizik objekti rezultoi i shkatërrruar në vitin 1991. Nuk disponohet informacion për këtë objekt as nga Bashkia Krumë, nëse e ka përfshirë këtë objekt në listën përfundimtare të inventarit të që i transferohen në pronësi ose në përdorim, miratuar me VKM nr.946, datë 2.9.2009. Nga ana e AITPP nuk mund të bëhet identifikimi i kësaj pasurie në listë, pasi mungojnë të dhënat në lidhje me zonën kadastrale dhe numrin e pasurisë.
4. Salla e Lojërave, Bashkia Bajram Curri, Tropojë (40)
Nga ZVRPP, Bajram Curri, konfirmohet se nuk figuron asnjë pronë e Sindikatave të Pavarura në regjistrat e kësaj zyre.
Nga verifikimi fizik rezultoi që përdorej nga subjekte private. Dokumentacioni nuk u arrit të sigurohet nga ana e personave që e përdorin pronën.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
5.Salla e Lojrave Cërnicë, Fshati Jaho-Salih, Komuna Llugaj(57)

Nga verifikimi fizik se objekt nuk ekziston.
6. Salla e Shfaqjeve Kam-Tropojë (118)
Nga ZRPP nuk kemi informacion.
Nga komuna kemi informacion se objekti është i dëmtuar dhe pa funksion.
Në qarkun e Kukësit ka gjithsej 6 prona, nga të cilat për 4 prona kemi informacion nga ZVRPP.
Qarku Dibër
1. Sallë Kulture (Sallë Mbledhjesh) N. B. Peshkopi(39)
Nga të dhënat e ZVRPP, figuron e regjistruar në pronësi të Sindikatave të Pavarura. Kjo pronë është ndarë mes BSPSH që ka marrë 101 m2 dhe Konfederatës së Sindikatave që ka marrë 82 m2.
Kjo pronë i është shitur nga KSSH dhe BSPSH blerësit Z. Shukri Raza. Ky i fundit pronën me sip 101 m2 ja ka shitur qytetarit Lazim Miftari.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
2. Pallati i Kulturës Bulqizë(61)
Nga të dhënat e ZVRPP Peshkopi, nuk figuron e regjistruar në pronësi të Sindikatave të Pavarura dhe nuk ka asnje transaksion tjetër mbi këtë pronë.
Nga verifikimi fizik rezulton se kjo pronë është regjistruar në ZVRPP Bulqizë si pronë në favor të Bashkisë Bulqizë. Bashkia Bulqizë ka miratuar listën paraprake të pronave të paluajtshme shtetërore që i transferohen me VKM nr.241, datë 27.2.2008, dhe kjo pronë ka nr. rendor 18 në listën e inventarit dhe është e përfshirë në lidhjen që i bashkëlidhet këtij Vendimi, dhe e transferuar në pronësi.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
3. Salla e Kulturës Cërrujë, Bashkia Klos(55)
Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.
Nga verifikimi ne vend rezultoi ndërtesa e rrënuar.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
4. Salla e Shfaqjeve Krastë, Martanesh(106)
Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.
Nëpërmjet urdhrit të përbashkët nr.36 datë 26.2.2001, të ministrit të Ekonomisë Punëve Publike dhe Privatizimit, dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit është bërë kalimi kapital i këtij objekti ne favor të komunës Martanesh.
5.Salla e Kulturës Thekën Martanesh(107)
Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.
Komuna Martanesh nëpërmjet nje shkresë na konfirmon se nuk ka dokumentacion për pronësinë e kësaj prone e cila fizikisht është e shkatëruar.
Në qarkun e Dibër ka gjithsej 5 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.
Qarku Lezhë
1. Shtëpia e pushimit të punëtorëve Godina A, B dhe dhoma të veçanta, Shëngjin
Godina A, Godina B, Dhoma të veçanta (gabina plazhi) (92).
Nga informacioni ZVRPP, Lezhë konfirmon se me shkresën nr.45/4, datë 22.04.2009 të Ministrisë së Financave i drejtohet për regjistrimin e pronës Kampi i Punëtorëve me sip 7400 m2, nga e cila pasuria me nr 5/21 dhe sip. 3392 m2 është në pronësi të shtetasit Dorjan Niklelaj me nr.hipotekor 126, datë 4.5.2009. Ndër të tjera kjo pasuri figuron e ndarë në katër pasuri të tjera, përkatësisht 5/22, 5/23, 5/24, 5/25 dhe është regjistruar në emër të dy pronarëve, Dorjan Niklelaj dhe Valbona Gjinaj. Pasuria 5/22 me sip. 1811 m2, nga e cila ndër tesë me sip 648 m2, me nr. hipotekor 127, në emër të Z.Dorjan Niklelaj. Pasuria 5/23 me sip totale 2500 m2 nga e cila 1277 m2 ndërtesë, pasuria 5/24 me sip totale745 m2, nga e cila 320 m2 dhe pasuria 5/25 me sip totale 1735 m2, nga e cila ndërtesë 706 m2 në emër të Zj.Valbona Gjinaj përfituar në këmbim me nr hipotekorë përkatësisht nr.127, 138, 140.
Nga verifikimi fizik sqarojmë se kjo pronë (Godina A, Godina B, Dhoma të veçanta (gabina plazhi) ndodhet në një sip trualli me shtëpinë e pionierëve Shëngjin dhe është privatizuar nga subjektet e lartëpërmendur.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
2. Shtëpia e pushimit të pionierëve, Shëngjin(91)
Nga informacioni ZVRPP, Lezhë konfirmon se me shkresën nr.45/4, datë 22.04.2009 të Ministrisë së Financave, kjo e fundit i drejtohet për regjistrimin e pronës Kampi i Punëtorëve me sip 7400 m2, nga e cila pasuria me nr 5/21 dhe sip.3392 m2 është në pronësi të shtetasit Dorjan Niklelaj me nr.hipotekor 126, datë 4.5.2009. Ndër të tjera kjo pasuri figuron e ndarë në katër pasuri të tjera, përkatësisht 5/22, 5/23, 5/24, 5/25 dhe është regjistruar në emër të dy pronarë, Z.Dorjan Niklelaj dhe Zj.Valbona Gjinaj. Pasuria 5/22 me sip 1811 m2, nga e cila ndërtesë me sip 648 m2, me nr. hipotekor 127, në emër të Dorjan Niklelaj. Pasuria 5/23 me sip totale 2500 m2 nga e cila 1277 m2 ndërtesë, pasuria 5/24 me sip. totale 745 m2, nga e cila 320 m2 dhe pasuria 5/25 me sip totale 1735 m2, nga e cila ndërtesë 706 m2 në emër të Zj.Valbona Gjinaj përfituar në këmbim me nr hipotekorë përkatësisht nr.127, 138, 140.
Nga verifikimi fizik rezultoi që kjo godinë nuk ekziston më.
3.Shtëpia e Kulturës Rubik, Salla e Shfaqjeve, Bashkia Rubik(38)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi fizik rezultoi që kjo pronë funksionon pjesërisht si dioqezë katolike e Rubikut, dhe pjesa tjetër si qendër kulturore.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
4.Shtëpia e Kulturës Reps, Komuna Orosh(62)
ZVRPP,konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi fizik rezulton se ky objekt është inventarizuar me nr. rendor 20 në listën e inventarit të komunës Orosh dhe është transferuar në pronësi me Vendimin nr.1085, datë 28.10.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore, që i transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës Orosh, të qarkut të Lezhës”.
Pasuri të luajtshme u inventarizuan 18 karrike.
5. Shtëpia e Kulturës Kurbnesh, Komuna Selitë(109)
ZVRPP konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Për shkak të infrastrukturës së vështirë nuk është kryer verifikimi fizik kësaj prone.
6. Shtëpia e Kulturës Perlat, Komuna Kthellë(63)

Nga verifikimi fizik rezultoi të jetë e inventarizuar nga AITPP me VKM 1640 date 17.12.2008 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Kthellë, të qarkut të Lezhës” dhe ka nr. 357 në listë.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
7. Salla e Kulturës Tarazh, Bashkia Rrëshen(37)

Nga verifikimi fizik rezultoi se është e banuar nga familjarë.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
8. Pallati i Kulturës Mamurras (përfunduar kati i parë) (46)

Nga verifikimin fizik rezulton se aktualisht është kthyer në Xhami pasi dhe para viteve 1967 sipas informacionit të marrë, ka qenë ndërtesë kulti.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
9. Salla e lojrave, Bashkia Mamurras(45)
ZVRPP konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor
Nga verifikimi fizik shprehet se kanë ekzistuar dy salla në të njëtën godinë që tashmë janë transformuar në dyqane private. Nuk u arrit të sigurohet dokumentacioni nga qytetarët që e përdorin pronën.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
10. Salla e lojrave Gjormë, Mamurras(58)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor. Nga verifikimi fizik rezultoi një ndërtesë pjeserisht e demtuar.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
12.Salla e Lojrave Milot(44)
Nga ZVRPP nuk ka informacion.
Nga verifikimi në terren rezultoi ti jetë blerë KSSH-së nga Z. Gjovalin Gega i cili është zotëruesi aktual i kësaj prone.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
13.Salla e Lojrave Laç(43)

Nga verifikimi në vend rezultoi se funksionon si sallë lojrash e ndarë në dy ambjente dhe përdorej nga persona privatë. Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
Në qarkun e Lezhës ka gjithsej 13 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.
Qarku Shkodër
1. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve dhe Pionierëve, Shirokë(27)
Nga të dhënat e ZVRPP, Shkodër rezulton se kjo pronë ka sip totale 9620m2 dhe ndërtesa me sip. 846m2, është regjistruar në pronësi të BSPSH. Kjo pronë është ndarë në vitin 1994 mes palëve BSPSH, KSSH, ku 2/3 i mer BSPSH dhe 1/3 KSSH.
Sipërfaqja totale e pronës së bashku me objektin i është dhënë me qira deri në vitin 2020, shtetasit Ndue Maracaj.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
2.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Razëm(93)
Nga ZVRPP nuk kemi informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi shtëpia e pushimit të punëtorëve e privatizuar dhe e rregjistruar në hipotekë me nr hipotekor 198, datë 18.10.2002 nga qytetari Lulëzim Nik Pacaj me nr. pasurie 196/2, zona kadastrale 3834. Njëkohësisht shtëpia e pushimit të pionierëve është në përdorim te Z. Valentin Gjetja. Statusi juridik i përdorimit nuk dihet pasi nuk kemi të depozituar dokumentacion ligjor.
Nuk ka inventar të sendeve të luajtshme.
3.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Theth (117)
Nga ZVRPP nuk kemi informacion. Për shkak të infrastrukturës nuk u verifikua gjendja fizike e objektit.
4.Salla e Lojrave Shkodër(90)
Nga ZVRPP nuk kemi informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi që kjo pronë të jetë privatizuar dhe regjistruar me Vërtetimin Hipotekor nr.112, datë 11.8.2006, me nr. pasurie 4/287, zonë kadastrale 8594, sip.302m2 dhe Vërtetimi Hipotekor nr.215, datë 18.7.2007 për pasurinë nr.4/559, zonë kadastrale 8594, me sip.313 m2 në favor të disa bashkëpronarëve.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
5.Salla e Kulturës Velipojë(31)
Nga ZVRPP nuk kemi informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi që ndërtesa është në gjendje jo të mirë, por aktualisht në një pjesë të saj është e banuar nga familjarë.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
6.Salla e Kulturës N.B., Shtoj, Komuna Rrethina(42)
Nga ZVRPP nuk kemi asnjë informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi që ndërtesa është transformuar objekt kulti, Xhami.
Nga ka inventar për sendet e luajtshme.
7.Pallati i Kulturës Fushë Arrëz(89)
Salla e shfaqjeve
Nga të dhënat e dërguara nga ZVRPP Pukë, konfirmohet se kjo pronë është e regjistruar në pronësi të qytetarit Nikoll Ndue Ndoka, pas aktit të shitblerjes së kryer mes BSPSH dhe Nikoll Ndue Ndoka, ku ky i fundit është në cilësinë e pronarit të truallit.
8.Salla e Lojrave Pukë(41)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor
Nga verifikimi fizik rezulton se objekti është privatizuar nga Zj. Zyra Dunga. Aktualisht funksionon si lokal dhe nuk disponohet dokumentacioni zyrtar.
Në qarkun e Shkodrës ka gjithsej 8 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.
Qarku Vlorë
1.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Vlorë(30,101)
a) Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Pallati i Ri, Vlorë
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se KSSH ia kishte kaluar objektin pronarit të truallit Z.Fatos Konomi. Kjo pronë përdorej nga Z.Fatos Konomi, por nuk u bë i mundur sigurimi i dokumentacionit ligjor të pronësisë.
b) Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, 4 vilat, Vlorë

Nga verifikimi fizik, rezultoi se KSSH kishte në pronësi 3 vila, të cilat ishin në gjendje të mirë dhe funksiononin. Vila e katërt është privatizuar nga pronari i truallit. Nuk u arrit të evidentohet pronari si dhe dokumentacioni i privatizimit.
2. Kampi i Pionierëve Vlorë(99)

Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti shërbente për Forcat e Rendit.
Gjithashtu nga informacioni verbal nga Drejtoria e Përgjthshme e Policisë së Shtetit jemi vënë në dijeni se prona do të lirohet nga kjo e fundit për t’ju kthyer ish - pronarit.
Për sa më sipër nuk kemi siguruar dokumentacionin ligjor.
3.Salla e Kulturës NB Vlorë (34)

Nga interesimi pranë zyrave të komunës nuk u arrit identifikimi i pronës.
4.Kinoklubi Perlat Rexhepi, Vlorë(59)

Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti nuk ekzistonte, (ndërtuar bllok pallatesh).
Nuk ka dokumentacion për përcaktimin e statusit juridik të kësaj pasurie.
5.Salla e kulturës NB Rinia, Vlorë(120)

Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte zënë nga familjarët, ishin bërë ndertime shtesë dhe si rrjedhojë nuk u bë i mundur identifikimi i pronës.
6.Shtëpia e Pushimit të punëtorëve Godina e Re Dhërmi, Bashkia Himarë(25)

Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit, por pronë e Sindikatave. Nuk u arrit sigurimi i dokumentacionit ligjor.
7.Shtëpia e Pushimit të punëtorëve Godina te tjera Dhërmi, Bashkia Himarë(26)

Nga verifikimi fizik, rezultoi se objektet ishin dhënë me qira nga Sindikatat dhe investuar nga qiramarrësit. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor.
8.Pallati i Kulturës Selenicë(94)

Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti përdorej nga Z.Mihal Çapi dhe Z.Arjan Çaushi, të cilët e kishin blerë nga Sindikatat. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor.
9.Kinoklubi Llakatund, Komuna Shushicë(111)

Nga komuna ka ardhur informacion se është prishur objekti në vitin 2001 dhe trualli është miratuar për shesh ndërtimi dhe mbi të është ndërtuar një objekt i ri i hipotekuar. Nuk ka informacion se kush e zotëron objektin.
10.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve e Pionierëve, Sarandë(52)
Nga ZVRPP-ja Sarandë nuk ka të dhëna për këto pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ‘’Shtëpi Pushimi e Punëtorëve‘’ ishte jashtë funksioni. Nga dokumentiacioni i siguruar, figuron se objekti është i regjistruar në ZVRPP, Sarandë në emër të Sindikatës së Pavarur të Ushqimit të përfaqësuar nga Z.Maksim Reshat Mebelli.
Objekti ‘’Shtepi Pushimi e Pioniereve”, rezultoi e tjetërsuar në bllok pallatesh.
Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor për këtë arsye nuk mund të shprehemi për statusin juridik të pronës sot. Për këtë pasuri ka dhe vendim të gjykatës së Apelit Gjirokastër.
11.Sallë lojrash, Sarandë (116)

Nuk u arrit identifikimi i kësaj prone edhe pas bashkëpunimit me bashkinë Sarandë.
12.Shtëpia e Kulturës Xarë(87)
Nga ZVRPP Sarandë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit. Shitur nga BSPSH, blerë dhe hipotekuar nga Z.Feruz Shabani dhe Z. Selim Shabani. Për sa më sipër dokumentacioni është siguruar nga pronarët e pronës si dhe nga Komuna Xarrë.
13.Salla e shfaqjeve Lukovë(53)

14.Shtëpia e Kulturës Ksamil(24)
Nga të dhënat e ZVRPP, Sarandë rezulton se kjo pronë është regjistruar 60% e kapitalit në favor të “Silva shpk” dhe 40% në pronësi të BSPSH.
Pjesa prej 60% e shoqërisë “Silva shpk” iu shit në favor të shtetasit Flamur Bime me kontratën e shitjes nr.278 rep, nr.48 kol, datë 26.01.2001. Me Vendimin e Gjykatës së Tiranës nr.1656, datë 22.04.2002 është vendosur kthimi në gjendjen e mëparëshme të pronës duke e shpallur të pavlefshme kontratën e shitjes (përmendur më lart).
Pasuria është e regjistruar në favor të BSPSH dhe KSSH. Dokumenti nuk gjendet në praktikën e regjistrimit të kësaj pasurie.
Kjo pasuri i është dhënë me qira deri në vitin 2020 Agjencisë Artistike DEA, nga KSSH me vërtetimin noterial nr.1597 rep, datë 5.4.2003.
Në qarkun e Vlorës ka gjithsej 15 prona, nga të cilat për 1 pronë kemi informacion nga ZVRPP.
Qarku Gjirokastër
1.Sallë Lojrash, Gjirokastër(36)
Nga ZVRPP Gjirokastër nuk ka të dhëna për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte privatizuar dhe dhënë me qira. Nuk u arrit identifikimi i pronarit të objektit, i personit të tretë si dhe dokumentacioni ligjor i pronësisë.
2. Sallë Lojrash, Përmet(35)
Nga ZVRPP Përmet nuk ka të dhëna për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte kthyer me vendim gjykate nr.94 dt.01.03.1993, Z.Jorgji Paraveli. Pasuria është regjistruar në hipotekë me nr.61 dt 20.04.1993. Këto të dhëna u siguruan verbalisht nga ana e pronarit të pronës, por nuk u depozitua dokumentacioni shkresor ligjor.
3. Pallati i Kulturës, Memaliaj(64)
Nga ZVRPP Tepelenë, pasuria me nr.6/53 (Pallat i Kulturës Memaliaj) ndodhet në zonën kadastrale 2646, indeksi i hartës ME-D6, lloji i pasurisë ndërtesë, statusi shtetëror, sip.totale e pronës 1047m2, dhe sip.ndërtese 1047m2.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se ishte dhënë pjesërisht me qira dhe përdorej si sallë lojrash për moshën e tretë. Transferuar në pronësi të Bashkisë Memaliaj, me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.974, datë 30.9.2009 me nr. 11 në listën e inventarit dhe përshihet në lidhjen bashkëlidhur VKM.
4. Shtëpia e Kulturës, Hormovë, Komuna Qendër Tepelenë(65)
Nga ZVRPP Tepelenë, pasuria me nr.273/6 (shtëpia e kultures Hormovë) ndodhet në zonën kadastrale 1960, indeksi i hartës K-34-137 (68-C), lloji ndërtesë, statusi shkollë, sipërfaqja trualli 2120 m2, sipërfaqe ndërtese 568 m2.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se ishte kthyer në Muze ” Et’hem Gjinushi”. Nga ana e AITPP nuk mund të bëhet identifikimi i kësaj pasurie në listë, pasi mungojnë të dhënat në lidhje me zonën kadastrale dhe numrin e pasurisë, miratuar me Vendimin nr. 69, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të palujtshme shtetërore të Komunës Qendër Tepelenë, të Qarkut të Gjirokastrës”.
Në qarkun e Gjirokastrës ka gjithsej 4 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.
Prona të ish -NB
1.Vatër Kulture Kashar(121) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Kjo prone u indentifikua nga listat e inventarit të komunës Kashar, ndodhet në fshatin Zalte dhe është shitur me VKM Nr.452, datë 17.10.1993.
2.Kinoklubi Yrshek (122) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Kjo prone u indentifikua nga listat e inventarit të komunës Kashar, ndodhet në fshatin Yrshek dhe është shitur me VKM Nr.452, datë 17.10.1993.
3.Kinema Rrashbull (123) Kjo prone u indentifikua nga listat e inventarit të komunës Rrashbull. Nuk është bërë indentifikimi fizik i objektit.
Ish kinoklubi Lac inventarizuar nga AITPP
4.Prona “Ish Kinoklubi”, Bashkia Laç(124)
është inventarizuar nga AITPP me nr.rendor 766, dhe është përfshirë në lidhjen që i bashkangjitet Vendimit nr.918, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike , shtetërore, që traneferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Laç, të qarkut të Lezhës”.
5.Prona “Vatër Kulture”, Fshati Torovicë, Komuna Balldre(125)
Përfshihet në listën e inventarit të Komunës Balldre me nr rendor 823, miratuar me Vendimin nr.242, datë 27.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore të komunës Balldre, të qarkut të Lezhës”.
Pas identifikimit te ketyre pronave vërejme se në përgjithësi statusi juridik i tyre nga dokumentacioni i administruar nga AITPP dhe i verifikimi fizik nuk del qartë.
Por mbështetur në komentet e mësipërme dhe informacionin e hedhur në formularët e pronave është bërë një klasifikim si më poshtë:
1. Prona të sindikatave :
a) Objektet administrohen nga vetë Sindikatat ( dhënë me qira afatgjate deri ne 20vjet) .
b) Objektet administrohen nga sindikatat dhe shoqeri private.
c) Në këto objekte ushtrohet aktivitet privat, kthyer në banesë për familjare, ose janë kthyer në objekte kulti me ose pa dokumentacion.
d) Objektet për të cilat ka procese gjyqësore me ish-pronarët.
e) Objektet për cilat nuk ekzistojnë ndërtesat por mbi truall janë ndërtuar blloqe pallatesh ose ndërtesa për aktivitet ekonomik.
2. Prona të sindikatave :
a) Objektet të shitura nga sindikatat plotësisht ku një pjesë e blerësave ka dokumenentacion dhe pjesa tjetër jo.
b) Objektet të shitura nga sindikatat pjesërisht, për pjesën e mbetur janë krijuar mardhënie qiraje me të tretë.
c) Objektet të shitura nga sindikatat, pronarëve të truallit.
3. Prona të sindikatave :
a) Prona të transferuara NJ.Q.V. në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001.
b) Prona të pa transferuara NJ.Q.V. në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001 por që përdoren nga këto për aktivitet administarativ, social kulturor.
4. Prona të sindikatave :
a) Prona që nuk u identifikua vendndodhja.
3 Qershor 2010