Irak, tre të vdekur nga aktet e dhunës
Të paktën tre persona humbën jetën sot, nga të cilët dy policë, në disa sulme në rajonet veriore dhe qendrore të Irakut, deklaruan disa burime policore.Dy policë humbën jetën dhe një civil u plagos nga një person i armatosur, i cili hapi zjarr kundër një postblloku policor në qendër të Mosoulit, në rajonin verior të Iraku.Në një tjetër sulm humbi jetën një anëtar i milicisë "Sahwa" ("Zgjimi"), në qendër të Irakut dhe dy të tjerë u plagosën."Sahwa", grup milicie me rreth 94 mijë anëtarë, u krijua në shtator të vitit 2006 nga kryetarët fisnorë sunitë, të cilët donin të kundërshtonin Al-Kaidën.
Aktet e dhunës janë minimizuar ndjeshëm muajt e fundit në pjesën më të madhe të territorit irakaian, por atentatet vazhdojnë të jenë frekuente në kryeqytet dhe në Mosoul, qyteti i dytë më i madh i Irakut, ku rebelimi vazhdon të mbetet i fuqishëm.