Kosovë, policia arreston shtatë të dyshuar për krim të organizuar
Shtatë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar janë arrestuar në një operacion policor dje në mbrëmje,në qytetin e Vushtrrisë, rreth 20 kilometra në veri të Prishtinës. Bëhet e ditur se ndërmjet të arrestuarve janë tre shtetas serbë si dhe katër shqiptarë të Kosovës.
Sipas medias lokale "policia ka arritur të konfiskojë edhe një sasi të madhe bizhuteri, armë, para, por edhe sende tjera, vlera e të cilave kap shifrën e qindra mijëra eurove".
Sipas medias lokale "policia ka arritur të konfiskojë edhe një sasi të madhe bizhuteri, armë, para, por edhe sende tjera, vlera e të cilave kap shifrën e qindra mijëra eurove".