PDSH braktis Parlamentin: Ligje në dëm të shqiptarëve

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka braktisur zyrtarisht Parlamentin e Maqedonisë, duke theksuar se bojkoti është instrument demokratik.
Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu deklaroi nga foltorja se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në punimet e Parlamentit. "Ky institucion është vënë në funksion të partisë më të madhe në pushtet. Mënyra e vetme për të ndërhyrë është e instrumenti demokratik i bojkotit", ka theksuar Aliu. Sipas tij, Parlamenti sjell ligje që lënë pas dore dinjitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe që janë në dëm të bashkësisë shqiptare.