E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 Mld euro perfitimi i agrobiznesit nga amnistia

Investimet e bëra në agrobiznes nuk duhet të paguajnë taksë për amnistinë, pasi një vendim i tillë nuk do të mund ta ndryshonte situatën aktuale. Për Albanian Screen, drejtues të shoqatave të biznesit që operojnë në bujqësi, blegtori dhe agroindustri thonë se një zgjidhje për legalizimin e aseteve mund të jetë me anë të amortizimit në bilance dhe jo me pagesa.

“Nqs ka pjesë që e rivlerëson një objekt apo një fabrikë të cilën ai e ka privatizuar ose e ka ndërtuar dhe është objekt prodhues siç janë fabrikat e prodhimit të qumështit, pularive, pijeve alkoolike, atëherë natyrisht që nqs do të ketë një rivlerësim të kësaj, të mos ketë tarifë pagese”- tha Enver Ferizaj, presidenti i KASH-it.

Sipas përllogaritjeve janë dhjetra milionë euro që do të jenë aktive në ekonominë shqiptare pas legalizmit të investimeve në agroindustri.

“Ne kemi llogaritur të jenë rreth 2 miliardë euro në bujqësi, por mos të harrojmë që kemi nje pjesë të fermerëve që janë jashtë e që kanë mjete monetare që nuk duan t’i rikthejnë dhe ri legalizojnë. Edhe ata lehtësohen nga kjo barrë, ndaj kanë mundësinë të vijnë e të investojnë në agropërpunim, bujqësi etj”- tha Ferizaj.

Zoti Ferizaj në emër të dhjetëra shoqatave të biznesit në gjithë vendin kërkon që ndryshimet ligjore që do të mundësojnë amnistinë fiskale të miratohen me konsensus të plotë poltik. Sipas tij, investimet dhe biznesi nuk ka ngjyrime poltike.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›