OSBE-ODIHR apel politikës: Garantoni proces të qetë zgjedhor. Të hënën raporti paraprak
TIRANË- Koordinatori Special dhe njëkohësisht Drejtuesi i misionit vëzhgues zgjedhor afatshkurtër OSBE-së, Roberto Battelli si dhe João Soares e Luca Volonte, drejtuesit e delegacioneve parlamentare të OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit në Shqipëri, u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë, të përdorin ditët e mbetura në vazhdim, për t’u angazhuar në një proces konstruktiv për të siguruar zhvillimin e papenguar të zgjedhjeve.
“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces të qetë zgjedhor. Institucionet administrative zgjedhore duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet”, thuhet në deklaratën për mediat.
Misioni i vëzhguesve të OSBE-së nënvizon se “kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike".
RAPORTI PARAPRAK TE HENEN
Ndërkohë pritet që vëzhguesit ndërkombëtarë të prezantojnë deklaratën paraprake pas-zgjedhore në një konferencë për shtyp ditën e hënë, 24 qershor, në Tiranë.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit është një përpjekje e përbashkët që përfshin OSBE-në, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).
Deklarata do të mbahet nga Roberto Battelli, Kordinatori i Veçantë që drejton misionin afatshkurtër të vëzhgimit të OSBE-së, duke vijuar me Luca Volontè, Kreun e delegacionit PACE, João Soares, Kreun e delegacionit të OSCE PA, dhe Conny McCormack, Kreun e misionit afatgjatë të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.
Kjo përpjekje e përbashkët përbëhet nga më shumë se 380 vëzhgues nga 43 shtete, duke përfshirë 48 vëzhgues dhe ekspertë afatgjatë nga OSBE/ODIHR-i dhe 240 vëzhgues afatshkurtër të deleguar ose të financuar nga shtetet pjesëmarrëse me kërkesë të OSBE/ODIHR-it, si dhe 48 parlamentarë dhe staf nga OSCE PA, dhe 24 nga PACE.
(m.a/BalkanWeb)