Disa qytete në jug të vendit, pa energji elektrike
Një defekt i linjës Tiranë- Elbasan ka lënë pa energji elekrike disa qytete në jug të vendit. Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se prej disa orësh banorët e Elbasanit, Cërrikut, Kuçovës kanë mbetur në "terr" të plotë.
Ndërkaq, drejtori i OST, Sokol Ramadani deklaroi për “Ora News” se difekti u rregullua rreth mesditës.