2 komandot e vrarë, Topi: Treguan heroizëm për vlerat e demokracisë
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu pikëllimin e thellë për rënien në krye të detyrës të paqeruajtësve shqiptarë, në Afganistan.
Përmes një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti Topi, njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi.
“Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!”- thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
“Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit.”- vijon më tej mesazhi i kryetarit të shtetit.
(er.nu/BalkanWeb)