Ndryshimet e propozuara në statutin për invalidët diskutohen në komision
TIRANE - Ndryshimet e propozuara në statutin për “invalidët me aftësi të kufizuar” i kanë kaluar për diskutim komisionit parlamentar të shëndetësisë dhe çështjeve sociale.
Gjatë seancës dëgjimore, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera tha se projekt/ligji synon rregullimin e mënyrës së kompensimit për kategoritë e personave të verbër dhe para-tetraplegjik.
Sipas Kserës, qeveria me anë të këtij projek/ligji unifikon masën e kompensimit financiar të faturës së energjisë elektrike, telefonisë dhe transportit publik për të dy kategoritë e invalidëve, ku masa, kriteret dhe procedurat e përfitimit të këtij kompnesimi financiar, do t’i lihen në dorë vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave.
Ministri Ksera tha se procedura e rimbursimit të energjisë, e ndjekur deri më sot në masën pa limit të konsumit ka rritur masën e abuzivizmit nga sa është nevoja reale e konsumit për këtë kategori personash.
Nga ana e tyre deputetët socialiste në komision kanë
paraqitur rezerva të forta për projekt/ligjin në tërësi si dhe për garancitë që qeveria ofron përmes vendimmarrjes në përcaktimin e masës së saktë të financimit.
Projekt/ligji është kundërshtuar fort edhe nga vetë grupet e interesit, të verbërit dhe para-tetraplegjikët të cilët kanë kërkuar anulimin e tij, e në të kundërt nisjen e protestave masive.
(er.nu/news24/BalkanWeb)