E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë nesër vizitë në Kosovë

PRISHTINË- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, viziton nesër Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, do të nënshkruhet Plani i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në mes të dy ministrave, ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë dhe ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Delegacioni nga Maqedonia, sipas axhendës së njoftuar nga ministria kosovare, do të priten në një takim edhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë do të vizitojë edhe Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Vizita e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, ishte paralajmëruar për datën 13 Shkurt, por u anulua për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›