Afganistan, vritet dy komando shqiptare. U qëlluan nga policia vendase
Herat – Dy komando shqiptare mbetën të vrarë sot në orën 15 me orën lokale afgane, pasi u sulmuan nga një skuadër e policisë locale afgane në qytetin Heart. Feti Vogli, me detyrë komandant grupi i ushtarëve shqiptarë dhe nën tetar Alerksandër Peçi, mbetën ta plagosur nga shkëmbimet e zjarrit dhe pak orë mëe pas ndërruan jetë.
Këta janë komandot e para shqiptare që humbin në një operacion jashtë kufijve të Shqipërisë. Aktualisht Shqipëria ka trupa ushtarake në kuadër të komandës së Natos në Afganistan dhe Irak.
Ministria e Mbrojtjes shpërndau pasdite këtë njoftim për shtyp: Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, sipas raportit të dhënë nga Komandanti i Kontingjentit EAGLE-4, N/Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se:
Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri VOGLI, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit Eagle-4.
Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.
Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.
Shkrime të tjera me interes:
- Haxhinasto: Trupat shqiptare në Afganistan, kontribut për paqen Gjermani- Kontributi i Shqipërisë përkrah ndërkombëtarëve në vendosjen e paqes...
- Plani i sigurisë në Afganistan, zbulohet nga talebanët Afganistan- Talebanët në Afganistan lajmëruan se kanë mundur të gjejnë...
- Sulm në Afganistan, vriten ushtarët e NATO-s Afganistan- Është i rëndë bilanci i një sulmi kamikaz kundër...
