‘21 vjet liri’, Berisha: 20 shkurti hapi dyert e mbyllura të lirisë
TIRANE - Forumi Rinor i Partisë Demokratike kremtoi në Pallatin e Kongreseve 21-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, me një koncert të madh, ku morën pjesë shumë artistë të njohur.
Gjatë fjalës së rastit, kryeministri Berisha uroi të gjithë shqiptarët për 20 shkurtin, që siç tha ai, hapi dyert e mbyllura të lirisë.
“Mirënjohje të thellë burrave dhe grave që u përballën me diktaturën më të egër të Evropës. 20 shkurti është ditëlindja e lirive të shqiptarëve, ditëlindja e së ardhmes së shqiptarëve. Të ardhme kanë vetëm njerëzit e lirë, të ardhme ndërtojnë vetëm kombet e lira.” - u shpreh kryeministri.
Ndër të tjera kryeministri Berisha u kërkoi të rinjve të forumit të PD-së “të mbajnë të gjallë pasionin për lirinë, si forcën kryesore për veten, familjen dhe vendin e tyre.”
(er.nu/BalkanWeb)