E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 korriku, hapi i parë për pavarësinë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Deklaratës 

Kushtetuese të 2 korrikut 1990, se Miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 shënoi hapin e parë institucional të procesit të gjatë për pavarësinë e Kosovës. "Kjo deklaratë qe moment kthese në historinë më të re të Kosovës, sepse ishte akti i parë i artikulimit të qartë të vizionit dhe të vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Prandaj, 2 korriku i vitit 1999 do të kujtohet gjithmonë si datë që sublimon përpjekjet e pareshtura të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi", tha Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›