E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonfigurimi në gjysmën e tetorit

Zyrtarët e UNMIK besojnë se rikonfigurimi i misionit të tyre do të kryhet në gjysmën e dytë të muajit tetor të këtij viti. 

 "Nuk kemi datë të caktuar, por gjysma e dytë e tetorit do të jetë afati i fundit, ku do të përfundojë rikonfigurimi i misionit tonë në Kosovë. Reduktimi i personelit të UNMIK-ut do të bëhet dukshëm, por nuk kam informacione konkrete për këtë çështje. Në Kosovë ka mbërritur një grup Task Force, i cili do të merret më këtë çështje", tha zëdhënësi i këtij misioni, Aleksandër Ivanko në konferencën e rregullt për media. Ai tha se zëvendës kryeadministratori i UNMIK do të caktohet nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›