Bollano për tabelat: S’më morën leje
Kryetari i Bashkisë së Himarës i është kundërpërgjigjur dje në seancën e parë gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, duke e akuzuar atë se, ka ndërhyrë në kompetencat e institucionit që ai drejton.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Në këtë mënyrë lë të nënkuptuar faktin se, për çdo veprim shtetëror në zonën e Himarës, duhet më parë të merret leje tek ai. I përfaqësuar nga avokati Petraq Curri, Bollano ka hedhur poshtë akuzën e Prokurorisë për “shpërdorim të detyrës”, akuzë e cila parashikon gjobë deri në 5 vite burg. Curri u paraqit në Gjykatën e Vlorës me shkresën përkatëse, ku kryebashkiaku Bollano e autorizonte atë të ndiqte të gjitha seancat gjyqësore pa praninë e tij. Por, me gjithë mungesën e Bollanos, mbrojtja ka argumentuar para trupit gjykues, dhe prokurorit Sokol Malaj se, klienti i tij nuk ka shkelur ligjin. Sipas tij, Drejtoria e Rrugëve ka ndërhyrë më shumë se duhet në kompetencat e Bashkisë së Himarës dhe se të gjitha veprimet janë kryer pa marrë më parë miratimin e kësaj bashkie. Nëpërmjet avokatit, Bollano pretendon se Drejtoria e Rrugëve ka të drejtën të vendosë tabela (me miratimin e Bashkisë së Himarës), por vetëm të sinjaleve që tregojnë gjendjen e rrugëve si kthesat, akset e ngushta si dhe të tjera sinjale që paralajmërojnë shoferët për gjendjen e rrugëve. Ndërsa për sinjalistikën e zonave turistike, muzeale, arkeologjike, zonat e plazheve si dhe zonat ndarëse administrative, janë në kompetencë vetëm të Bashkisë së Himarës dhe të askujt tjetër. “Bollano nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore me heqjen e tabelave. Në Bashkinë e Himarës nuk sa pasur asnjë shkresë apo kërkesa nga askush për të miratuar në Këshillin Bashkiak vendosjen e tabelave në fjalë. Ato u vendosën nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, brenda juridiksionit të Bashkisë së Himarës, pa u pyetur fare ky institucion. Me ligj, bashkia ka të drejtë të operojë në këtë zonë për gjithçka, si p.sh., vendosjen e tabelave sinjalistike, të cilat tregojnë zonat turistike, muzeale, arkeologjike si dhe plazhet”, tha avokati Petraq Curri. Ai argumentoi para akuzës dhe trupit gjykues se Bollano nuk ka shkelur ligjin, por përkundrazi, e ka zbatuar atë duke hequr tabela të vendosura pa miratimin e bashkisë që ai drejton. Vendosja e këtyre tabelave sipas mbrojtjes së Bollanos, duhej të ishin bërë pasi më parë të ishte kryer një studim urbanistik e më pas të ishte marrë edhe leje. Pasi u dëgjua mbrojtja, akuza kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se duhet të dëshmonin disa dëshmitarë, midis të cilëve drejtori i Ndërmarrjes së Rrugëve, si dhe përfaqësues të Policisë Bashkiake të Himarës, të cilët kanë zbatuar urdhrin e eprorit të tyre. Heqja e tabelave të shkruara në gjuhën shqipe dhe anglisht është bërë në datat 3 dhe 4 tetor 2007. Tabelat ishin të vendosura në aksin nacional nga qafa e Llogarasë deri në Qeparo. Në to udhëzoheshin emrat e fshatrave dhe të pikave turistike, ndërsa lart tyre mbanin mbishkrimin e Bashkisë së Himarës. Sipas akuzës, Bollano ka vepruar kundër ligjit me urdhrin për të hequr këto tabela të financuara nga Banka Botërore.