E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po mblidhte skrap, e zë makineria

KORÇE – Një i ri ka humbur jetën në Korçë kur një makineri e rëndë metalike, të cilën po tentonte ta vidhte për skrap, e ka zënë nën të. 

Ngjarja ku mbeti i vdekur Arnaldo Shehu, 24 vjeç, ndodhi në orët e pasdites të së martës në mjediset e brendshme të ish-fabrikës së miellit në Korçë. Në momentin e ngjarjes bashkë me viktimën ka qenë edhe shoku i tij Julian Tilka, 30 vjeç, i cili është larguar, por është arrestuar nga policia pak orë më vonë për akuzën e vjedhjes. Sipas policisë pasditen e së martës, nën shoqërinë e Tilkës, Shehu ishte futur në ambientet e ish- fabrikës së miellit, e cila nuk e kryen më funksionin e saj tashmë. Qëllimi i tyre ishte të merrnin një prej makinerive të ish-fabrikës për ta shitur për skrap. Gjatë çmontimit të makinerisë ajo është rrëzuar dhe ka rënë mbi 24-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Një telefonatë anonime njoftoi policinë për një të vdekur brenda ish-fabrikës së miellit. Pas hetimit u mësua se me viktimën ishte dhe Tilka, i cili u shoqëruar në polici duke zbardhur ngjarjen.                                                     j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›