Rama në Gjirokastër: Të zbardhen kutitë e votimit
Kreu aktual i PS, sqaroi dje në Gjirokastër, bazën ligjore që i jep PS gjithë të drejtën të kërkojë hapjen e kutive të votimit. Sipas Ramës, nëse falen zgjedhjet e 28 qershorit do rrezikohen të gjitha proceset zgjedhore në vend.
GJIROKASTËR- Nëse PS do të falë masakrën zgjedhore të 28 qershorit atëherë të rrezikuara do të jenë të gjitha proceset zgjedhore në vend. Kështu ka deklaruar në Gjirokastër kreu në detyrë i PS, Edi Rama gjatë takimit me bazën socialiste në kuadër të zgjedhjeve për kreun e ri të PS. Rama tha se Partia Socialiste nuk hyn në kuvend pa u zbardhur e vërteta e kutive të votimit. Kreu aktual i PS, sqaroi dje në Gjirokastër, bazën ligjore që i jep Partisë Soocialiste gjithë të drejtën të kërkojë hapjen e kutive të votimit.
“Kjo do të thotë që ne jemi të detyruar përpara të gjithë atyre që na kanë votuar në 28 qershor dhe përpara Kushtetutës, e cila sanksionon liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, që të mbajmë një qëndrim të prerë, një qëndrim të vendosur dhe një qëndrim i cili ka të bëjë drejtpërdrejtë me kontestimin e legjitimitetit të këtij Parlamenti dhe ta kushtëzojmë hyrjen në këtë Parlament me plotësimin e disa kërkesave që janë në themel të Kushtetutës, në themel të jetës sonë demokratike, në themel të bashkëjetesës sonë demokratike në këtë vend” u shpreh Rama.
Ndërkohë kandidati tjetër, Maqo Lakrori propozoi rregullime në statusin e PS.
(e.n/BalkanWeb)