Hungaria mbështetje Shqipërisë drejt integrimit në BE
Kreu i kuvendit hungarez, gjatë takimit të zhvilluar në Hungari me kryetaren tonë të kuvendit, Jozefina Topalli shpehu gadishmërinë e Budapestit për tëmbështetur Shqiperinë drejt integrimit në BE dhe liberalizimin e vizave.
BUDAPEST- Hungaria do të mbështesë pa rezerva përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit në BE si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu është shprehur kryetari i kuvendit hungarez, Bela Katona gjatë takimit të zhvilluar në Hungari me kryetaren tonë të kuvendit Jozefina Topalli.
“Për liberalizimin e vizave, ju po trokisni në dyer të hapura” tha ai, duke siguruar jo vetëm mbështetjen e vendit të tij por edhe influencën në vende të tjera. “Ne do të lobojmë për ju,” theksoi kryetari Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presidencës hungareze të BE-së pas një viti.
Zoti Katona nënvizoi se edhe gjatë periudhës deri në marrjen e presidencës, Hungaria do të jetë një ombrellë mbrojtëse për Ballkanin Perëndimor dhe do të përdorë të gjithë potencialin e saj politik e diplomatik për anëtarësimin sa më të shpejtë të këtij rajoni.
Për Kryetaren e Kuvendit kjo mbështetje e vazhdueshme e Hungarisë, ka një vlerë shumë të rëndësishme në arritjen e ambicjeve integruese të Shqipërisë. Topalli mori pjesë në konferencën e katërt rajonale të Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor te titullluar “Bashkëpunimi me NATO-n dhe procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që u zhvillua në Budapest.
(e.n/BalkanWeb)