E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 maj 2008

Mbledhja e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin   Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 22 maj 2008, vazhdoi shqyrtimin  e Dekretit të Presidentit nr. 5687, datë 29.4.2008 Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 9895, datë 10.04.2008 , Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar"".   Ishin  të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e ALUIZNIT, Ferdinand Shehu, Liliana Hasani  dhe  Jeta Velaj, si dhe përfaqësuesit e shoqatës Pronësi me drejtësi R. Vorbsi dhe A. Toro. Fillimisht, u dëgjuan  shpjegimet e relatorit të opozitës për këtë projektligj, deputetit Pilo Keri. U vijua me dëgjimin e mendimit të përfaqësuesve të shoqatës Pronësi me drejtësi.   Më tej, filloi shqyrtimi nen  për nen  i projektligjit të kthyer, me qëllim përmirësimin e tij, sipas propozimeve të  relatorëve të komisionit. U miratuan shtatë nenet e para  të projektligjit, me ndryshimet përkatëse që do të  pasqyrohen në raportin e Komisionit për seancë plenare.   Shqyrtimi i  projektligjit  vazhdon në  mbledhjen e ditës së hënë,  në  orën 10:00.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 27 82 93).   Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton tre projektligje   Në mbledhjen e datës 22 maj 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi këto projektligje:
1) Për sigurimin shoqëror suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë,  (të ftuar përfaqësues të grupit të interesit);
2) Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Për taksimin e automjeteve rrugore në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve;
3) Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Fondit Kuvajtjan për Zhvillimin ekonomik Arab, për financimin e projektit Mbikalimi i Durrësit dhe nyja rrugore e Vorës.   Gjatë diskutimit të projektligjit Për sigurimin shoqëror suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë ishin të ftuar Komandanti i Gardës së Republikës, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si dhe përfaqësues të ish-ushtarakëve të Gardës, të liruar. Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Financave. Deputetët dëgjuan sqarimet e të ftuarve për përfitimet e ushtarakëve dhe të ish-ushtarakëve nga ky projektligj. Në fund të diskutimit Komisioni mbështeti ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Sigurisë, duke i dhënë të njëjtin trajtim si ushtarakët e Forcave të Armatosura.   Projektligji u miratua me të gjitha votat e të pranishmëve.   Komisioni i miratoi edhe dy projektligjet e tjera me të gjitha votat pro. 
 
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: +355 4 22 78 289.)   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›