26 maj 2008
Mbledhja e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 26 maj 2008, përfundoi shqyrtimin e Dekretit të Presidentit nr. 5687, datë 29.4.2008 Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 9895, datë 10.04.2008 , Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar"".
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e ALUIZNIT, Ferdinand Shehu, Liliana Hasani dhe Jeta Velaj.
U vijua me shqyrtimin nen për nen të projektligjit të kthyer, me qëllim përmirësimin e tij sipas propozimeve të relatorëve të Komisionit. Në përfundim, Kryetari i Komisionit theksoi se megjithëse Komisioni kishte reflektuar për disa nene të projektligjit të kthyer, kishin mbetur ende disa nene, për të cilat opozita do të dalë me mendim ndryshe nga ai i shumicës së Komisionit. (Neni 14, pikat 1 dhe 3, neni 16, pikat 2 dhe 5, neni 17, neni 19, pika 1, neni 24, pika 2, neni 26, pikat 1 dhe 2 dhe neni 28).
Kompetencat që ka pushteti vendor në procesin e legalizimit dhe të urbanizimit të zonave informale, i jepen ALUIZNI-it, duke shkelur parimin e decentralizimit. Të dy qëndrimet, të pozitës dhe të opozitës do të paraqiten në raportin e Komisionit për seancë plenare. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 27 82 93). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .