2 shqiptarë, motër e vëlla arrestohen në ‘Copacabana’
ROME-Vërtet një cift i cuditshëm grabitësish konsiderohen nga policia italiane cifti vëlla e motër me origjinë shqiptare. Vëllai 24 vjec dhe motra 19 vjec janë kapur në flagrancë teksa përpiqeshin të grabisnin videopokerin ‘Copacabana” në Vergnano të Italisë.
Roja i sigurisë ka thirrur policinë mbrëmjen e 30 Dhjetorit pasi kishte parë ciftin që prej ditësh kishin rënë në sy për sjellje të cuditshme në lojërat elektronike.
Kur ka mbërritur policia, djaloshi tentoi të largohej dhe po kështu dhe e motra, por më kot pasi rojet e sigurisë i kapën.
Madje i riu i ofroi drejtorit të lojërave elektronike, që t’i jepte 3 mijë euro dhe ta linte të lirë, por drejtori i ‘Copacabana’ pranoi të linte në duart e policisë italiane 2 të rinjtë.
Të dy të rinjtë u akuzuan për grabitje, dhe po hetohen në gjendje të lirë.
(d.b/BalkanWeb)