Fluks udhëtarësh në Kapshticë, pala greke në punë me nga 1 sportel
KORCE-Sapo ka ka kaluar festa e madhe e ndërrimit të viteve dhe në pikat doganore të vednit ka nisur sërish qarkullimi plot fluks i udhëtarëve.
Sot mësohet se në Kapshticë ka një fluks të dendur të udhëtarëve në hyrje dhe në dalje, ndërsa pala greke punon me sportele të reduktuara duke shtuar vështirësitë për qarkullim në kufi.
Pala shqiptare ka nisur punën sot më 2 Janar me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve kurse 3 në hyrje.
Ndërsa pala greke punon vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjtete dhe njerëz në anën greke të doganës.
Për të zgjidhur situatën pala shqiptare po zhvillon një takim me palën greke. Pala shqiptare po tenton që të shtojë numrin e sporteleve në anën greke, me qëllim që të reduktohen radhët e gjata me udhëtarë në këtë pikë doganore.
(d.b/BalkanWeb)