E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 të vdekur dhe 6 të plagosur në aksidentin në Librazhd

Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i shënuar nga aksidenti tragjik që ka ndodhur pak minuta më parë, kur një makinë është përplasur nga një furgon. Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se ky aksident ka ndodhur në Librazhd, pranë fshatit Mirakë.
 

Duke iu referuar burimeve të policisë, dy shoferët e automjeteve janë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ata janë Ramiz Lica, shofer i furgonit dhe Taulant Bregu, 22 vjeç, drejtuesi i mjetit tjetër.

Katër shtetasit e tjerë te plagosur jane Ramiz Liça, 37 vjeç, Ermelinda Ruka, 28 vjeç, Vera kaca, 52 vjeç, Donika Merziri, 34 vjeç. Perpos tyre, një shtetase ka humbur jetën. Ajo është Sonila Aliaj 33 vjeç.

Burimet nga vendgjarja bëjnë të ditur se pesonat të cilët mbetën të plagosur në këtë aksident janë dërguar në spitalin e Librazhdit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje ndersa eshte ngritur nje grup hetimor per te zbardhur shkaqet e verteta te ketij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›