Peqin, tentoi të fuste drogë në burg, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është ndaluar nga policia pasi tentoi të fuste në ambjentet e burgut të Peqinit një sasi droge.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 60-vjeçari Ismail Hoti të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e burgut i është gjetur një sasi droge e llojit kanabis sativa.
60-vjeçari do të vizitonte djalin e tij i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 60-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.