Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes një murgeshë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku për pasojë ka vdekur një murgeshë dhe është plagosur një tjetër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kakarriqit” ku makina me të cilën udhëtonin dy murgeshat është përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë ka gjetur vdekjen murgesha italiane Rinta Fisi 75 vjeç dhe është plagosur Alma Zogu 25 vjeç.
Murgesha 25-vjeçare ndodhet në spital dhe mësohet se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e shkaqeve të aksidentit.