E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsise Lorik Cana firmos peticionin: Mbroj kombesine shqiptare

TIRANE-Futbollisti i nohur shqiptar Lorik Cana ka firmosur sot peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Pasi ka takuar nismëtarin e kësaj kauze, nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, mesfushori i kuqezinjve ka firmosur peticioni me mijëra emra duke u shprehur hapur kështu kundër regjistrimit mbi këto baza.

Futbollisti theksoi se do mbështesë kauzën e mbrojtjes së identitetit të shqiptarëve, pasi sic theksoi ai, kombësia është vlerë dhe trashëgimi e miliona shqiptarëve dhe kurressi nuk mund të shitet e falet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›